Asnjë lojtarë i Dritës i ftuar në Kombëtaren e Kosovës, presidenti i klubit thotë se nuk i nënshtrohen ‘zhvatësit’ të Kombëtares
Pak orë më parë u bë publike lista e Kombëtares së Kosovës për tre ndeshjet e nëntorit, ku pati lojtar nga Superliga e Kosovës, por jo edhe nga nënkampioni Drita. Për këtë ka reaguar presidenti i klubit gjilanas, ku ka thënë kjo u bë për inate e jo pse nuk ka kualitete.
Valon Murseli me anë të një statusi në Facebook shprehu indinjatën e tij, ku tha se lojtarët që nuk i shkojnë për qefi Drejtorit të Kombëtares, nuk pranojnë ftesa, edhe nëse dëmtohet Kosova dhe sipas tij kjo ka rrjedhojë pastaj refuzimin e kombëtares nga lojtarët, siç ka ndodhur në disa raste kohët e fundit.
Tutje ai shtoi se Drita nuk i nënshtrohet ‘zhvatësit’, duke aluduar në drejtorin e Kombëtares, e kjo ka çuar në mosftesë të lojtarëve nga ‘Intelektualët’.
Statusi i plotë i Valon Murselit:
Kujtojmë se Drita është nënkampione në dy vitet e fundit në Superligë të Kosovës dhe ka bërë mjaft mirë në kualifikimet e garave evropiane, por kjo nuk ka mjaftuar që ndonjë nga lojtarët të marrë ftesë.
Kombëtarja e Kosovës zhvillon tre ndeshje në këtë muaj, ku e fillon kundër Izraelit në Prishtinë më 12 nëntor (të dielën), udhëton me 18 nëntor për t’u përballur me Zvicrën dhe i jep fund kampanjës më 21 nëntor ndaj Bjellorusisë në Fadil Vokrri.
‘Dardanët’ kanë gjasa minimale për kualifikim, apo pothuajse fare, pasi gjenden në vendin e katërt me shtatë pikë në shtatë ndeshje, ndërsa Rumania ka 16 pikë, Zvicra 15 e Izraeli 11.
