Gliha më në fund e publikon listën e lojtarëve të Kombëtares së Kosovës për ndeshjet e nëntorit - NACIONALE

Gliha më në fund e publikon listën e lojtarëve të Kombëtares së Kosovës për ndeshjet e nëntorit

2 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Primoz Gliha, më në fund e ka bërë publike listën e të ftuarve për tre ndeshjet e nëntorit, ku ‘Dardanët’ do të përballen me Izraelin, Zvicrën dhe Bjellorusinë, në kuadër të kualifikimeve për EURO 2024.

Pati shumë dilema se kush do të vijë e kush jo, për shkak që ndeshja e Kosovës me Izraelin u vendos në një orar jo shumë të përshtatshëm për klubet, gjegjësisht më 12 nëntor, kur skuadrat zhvillojnë ndeshjet e tyre në kampionatet respektive.

Por edhe pse me vonesë, lista tashmë është zbuluar nga Primoz Gliha, e aty do të jetë Milot Rashica, por jo edhe Edon Zhegrova.

Risi në listën e Kombëtares së Kosovës është ftesa për portierin e Dukagjinit, Kenan Haxhihamza, pasi një kohë e gjatë ka kaluar nga një ftesë për një portierë që vinte nga kampionati vendor.

Ftesë për herë të parë ka pranuar edhe lojtari shumë në formë i Llapit, Muhamet Hyseni, ndërsa nga Superliga do të jenë edhe Ilir Krasniqi, Qëndrim Zyba e Lumbardh Dellova.

Lista e plotë e Kombëtares së Kosovës për ndeshjet e nëntorit:

Portierët: Arijanet Muric, Visar Bekaj dhe Kenan Haxhihamza;

Lojtarët: Fidan Aliti, Kreshnik Hajrizi, Lumbardh Dellova, Lirim Kastrati, Ilir Krasniqi, Florent Hadergjonaj, Qëndrim Zyba, Florian Loshaj, Florent Muslija, Meriton Korenica, Elbasan Rashani, Milot Rashica, Muhamet Hyseni, Bernard Berisha, Zymer Bytyqi, Vedat Muriqi, Ermal Krasniqi, Mergim Vojvoda, Altin Zeqiri dhe Alban Ajdini.

Lajme të ngjashme