23 lojtarë rrezikojnë të mungojnë në gjysmëfinale, përfshirë Modric e Bruno - NACIONALE

23 lojtarë rrezikojnë të mungojnë në gjysmëfinale, përfshirë Modric e Bruno

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kupa e Botës në Katar po vjen drejt fundit. Tani në garë kanë mbetur vetëm tetë skuadra, që do përballen në dy ditët në vijim për një vend në gjysmëfinale. Afër 200 futbollistë janë me kombëtaret e tyre ende në garë, por 23 prej tyre rrezikojnë që me një karton të verdhë të mos luajnë në gjysmëfinale, ja kush janë ata?

Bruno Fernandes, Luka Modric dhe Frenkie de Jong janë ndër 23 yjet e Kupës së Botës që mund të humbasin gjysmëfinalet e mundshme nëse marrin kartonin e dytë të verdhë të turneut këtë fundjavë.

Falë nivelit të lartë të disiplinës së Anglisë në Katar, tifozët e Tre Luanëve nuk do të duhet të shqetësohen nëse ndonjë nga skuadra e Gareth Southgate do të rrezikohet nga pezullimi sepse asnjë lojtar nuk është ndëshkuar ende.

Dhe për t'i bërë gjërat edhe më mirë, pas çerekfinaleve lojtarëve u jepet një listë të pastër për të siguruar që askush të mos mungojë në finale si rezultat i grumbullimit të kartonëve të verdhë.

23 lojtarët që rrezikojnë të mos paraqiten në gjysmëfinale

Kroacia – Kombëtarja e vetme nga Ballkani në këtë fazë të Botërorit, arriti me shumë sakrifica, me ndeshjen e fundit që e fitoi në ekzekutimin e penalltive ndaj Japonisë.

Të premten ata përballen me Brazilin dhe në rast fitoreje, katër lojtarë të tyre rrezikojnë të mungojnë në gjysmëfinale nëse ndëshkohen, dhe ata janë: Luka Modric, Mateo Kovacic, Dejan Lovren dhe Borna Barisic.

Brazili – kundërshtari i Kroacisë, e cila arriti në çerekfinale me një fitore të thellë 4:1, në rast se do të kualifikohet tutje, lojtarët që rrezikojnë për mungesë në gjysmëfinale janë: Fred, Bruno Guimaraes dhe Eder Militao.

Anglia – si kombëtarja më fair-play deri më tani, është e vetmja skuadër me listë të pastër që asnjë lojtarë i saj nuk rrezikon të mos paraqitet në gjysmëfinale, pasi në katër ndeshjet paraprake nuk kanë as edhe një karton të verdhë.

Ata do të përballen me kampionin në fuqi Francën të shtunën në mbrëmje.

Franca – kampioni në fuqi nga Botërori 2018, në rast të fitores ndaj Anglisë, kanë dy lojtarë që rrezikojnë të mungojnë në gjysmëfinale dhe ata janë Jules Kounde dhe Aurelien Tchouameni.

Maroku – befasia e ëmbël e këtij Botërori do të përballet me Portugalinë, pas eliminimit që ia bëri Spanjës nga penalltitë. Tre lojtarë rrezikojnë të mungojnë në gjysmëfinale, nëse shkaktojnë përsëri befasi. Amrabat, Sabiri dhe Saiss kanë nga një karton të verdhë, dhe në rast të edhe një tjetri do të mungojnë në fazën tjetër të mundshme.

Portugalia – kombëtarja më bindëse e çerekfinaleve, janë favoritë absolut edhe ndaj Marokut, por pesë lojtarë rrezikojnë të paraqiten në gjysmëfinale nëse ndëshkohen me të verdhë, ata janë: Bruno, Danilo, Neves, Felix dhe Dias.

Holanda – tulipanët po kalojnë nëpër një formë të mirë dhe tani në përballë do ta kenë Argjentinën e Messit, për një vend në gjysmëfinale. Louis van Gaal ka në listë katër lojtarë që rrezikojnë që në rast fitoreje të paraqiten në mesin e katër skuadrave më të mira. De Ligt, Ake, De Jong e Koopmeiners në rast ndëshkimi nuk do të jenë në gjysmëfinale.

Argjentina – jug-amerikanët të udhëhequr nga Messi dhe një nga favoritët kryesor për të triumfuar, rrezikojnë me vetëm dy futbollistë. Në rast të fitores ndaj Holandës, dy lojtarët që nuk duhet të ndëshkohen me të verdhë janë Montiel dhe Acuna, pasi tani kanë nga një karton të verdhë të marrë në ndeshjet paraprake.

Ndeshjet çerekfinale zhvillohen në dy ditët në vijim, me orarin e njëjtë nga ora 16:00 dhe 20:00.

Lajme të ngjashme