KATAR 2022 | Franca shënon fitore komode ndaj Polonisë, avancon në çerekfinalen e Kupës së Botës - NACIONALE

KATAR 2022 | Franca shënon fitore komode ndaj Polonisë, avancon në çerekfinalen e Kupës së Botës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Francës nuk ka lejuar asnjë befasi duke eliminuar Poloninë në kuadër të raundit të 1/16 e Kupës së Botës "Katar 2022".

"Gjelat" shënuan fitore komode ndaj polakëve me rezultat 3:1 për të siguruar biletën për në çerekfinale.

Ndeshja ishte padyshim tejet e hapur me dy kombëtaret që kishin raste të mira shënimi gjatë pjesës së parë.

Polonia rrezikoi fillimisht përmes sulmuesit Robert Lewandowski, që humbi një mundësi të mirë nga afërsia.

Pastaj, Franca u kundërpërgjigj me Olivier Giroud dhe Kylian Mbappe, por fillimisht asnjëri nga ta nuk ia arritën.

Polonia ishte shumë pranë të kalonte në epërsi ku kishin më shumë se tre raste brenda një minute, por prapëseprapë u mungoi konkretizimi.

Në përfundimin e pjesës së parë, Franca krijoi një aksion të shpejtë me Mbappe që e gjeti për mrekulli Giroud, i cili me një goditje të bukur i dha epërsinë francezëve (44').

Giroud në fakt realizoi edhe një tjetër gol fantastik, atë në mënyrë akrobatike, por që u anulua pasi kishte një faull në sulm - VIDEO.

Derisa Polonia po sulmonte vazhdimisht që të barazonte rezultatin, Franca u hedh në sulm përmes një kundëraksioni, ku Ousmane Dembele asistoi për Kylian Mbappen, me këtë të fundit që e mposhti Szczesnyn me një goditje të bukur (74').

Pas këtij goli, Franca u qetësua dhe kur mendohej se gjithçka do të mbyllet me rezultat, Mbappe doli sërish në skenë me një tjetër gol të bukur për të vulosur fitoren (90+'1).

E tëra që arriti të bëjë Polonia ishte goli i nderit, i realizuar në kohën shtesë nga Robert Lewandowski i cili shënoi nga pika e bardhë, pas një prekje të topit me dorë nga Upamecano (90+7').

Kështu, Franca bëhet çerekfinalisti i tretë i Kupës së Botës, derisa kundërshtarin do ta mësojë më vonë, pasi do të përballet me fituesin e ndeshjes Angli - Senegal që do të nis në ora 20:00.

Lajme të ngjashme