KATAR 2022 | Brazili "shpartallon" Korenë Jugore, kualifikohet në çerekfinale - NACIONALE

KATAR 2022 | Brazili "shpartallon" Korenë Jugore, kualifikohet në çerekfinale

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Brazilit ka shënuar fitore të lehtë ndaj Koresë Jugore, që të sigurojë kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Botës "Katar 2022".

Brazili ishte dukshëm më i mirë se Korea Jugore, duke triumfuar me rezultat të thellë 4:1.

Pas vetëm shtatë minutave lojë, Brazil krijoi një aksion fantastik me Neymar që gjeti Vinicius Junior, me këtë të fundit që me një goditje precize zhbllokoi rezultatin (7').

Vetëm katër minuta më vonë, Woo-Young Jung bëri një ndërhyrje brenda zonës te Richarlison, me arbitrin që akordoi penallti, nga e cila i pagabueshëm ishte Neymar Junior (11').

Brazili nuk u ndal më kaq duke krijuar një tjetër aksion të mahnitshëm me Richarlison që e dërgoi topin brenda rrjetës (29').

Kurse, vetëm shtatë minuta më vonë Vinicius Junior asistoi për Lucas Paqueta, i cili me një vollej realizoi për epilogun 4:0, me të cilin përfundoi kjo pjesë.

Në pjesën e dytë, Korea Jugore nisi të sulmojë m ëhsumë duke rrezikuar përmes Heung-min son dhe Seung-Gyu Kim, mirëpo Alisson bëri disa pritje mahnitëse.

Sidoqoftë, ishte Seung-Ho Paik që realizoi golin e nderit për Korenë Jugore duke shënuar një gol fantastik nga distanca (76').

Ky gol rezultoi të jetë i fundit për këtë ndeshje, me Brazilin që "preu" biletën për në çerekfinale.

Tani, brazilianët në çerekfinale do të përballen me Kroacinë, skuadër kjo që eliminoi Japoninë ditën e hënë përmes penalltive.

Lajme të ngjashme