KATAR 2022 | Maroku shkakton befasi, eliminon Spanjën nga Kupa e Botës - NACIONALE

KATAR 2022 | Maroku shkakton befasi, eliminon Spanjën nga Kupa e Botës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Marokut ka arritur ta shkaktojë befasinë e radhës në Kampionatin Botëror “Katar 2022”, duke eliminuar Spanjën pas një ndeshje mjaftë të gjatë, ku u nevojiten penalltitë që ta vulosin fituesin.

Pavarësisht kohës së rregullt, edhe asaj shtesë asnjëra kombëtare nuk është që e gjeti rrugën drejtë golit, derisa nga pika e bardhë më të mirë u treguan marokenët që fituan me rezultat 3:0.

Spanja ishte e jashtëzakonshme gjatë tërë kohës duke pasur posedimin mbi 70 për qind, sidoqoftë Maroku arriti të mbrohet mjaftë mirë.

Marco Asensio kishte një mundësi të mirë shënimi nga afërsia, por që nuk e konkretizoi, derisa Maroku rrezikoi me Nayef Aguerd.

Skuadra e drejtuar nga Luis Enrique veçse e shtoi posedimin në pjesë e dytë, e sidomos në kohën shtesë duke e pasur mbi 80 për qind, por prapëseprapë nuk e gjeti rrugën drejtë rrjetës.

Në fakt, Maroku rrezikoi përmes një kundërzbritje mirëpo Walid Cheddira dështoi në fund.

Vlen të ceket edhe një rast i artë që kishte Spanja në kohën shtesë përmes Pablo Sarabia, por ylli i PSG-së goditi shtyllën (120+3’).

Kështu, fituesi i ndeshjes u vendos nga penalltitë me Marokun që u treguan më të saktë, pasi Pablo Sarabia, Carlos Soler dhe Sergio Busquets dështuan nga pika e bardhë.

Pra, Maroku avancon në çerekfinale për herë të parë në histori, ku do të përballet me fituesin e ndeshjes Zvicër - Portugali, përballje që do të fillojë në ora 20:00.

Lajme të ngjashme