Pas Brukselit, Albin Kurti e “pështjell” edhe Facebook-un: analistët eskalojnë me gjuhë e qëndrime - NACIONALE

Pas Brukselit, Albin Kurti e “pështjell” edhe Facebook-un: analistët eskalojnë me gjuhë e qëndrime

1 vit më parë

nga Arta Avdiu

Situata në Bruksel ka "eskaluar" pasi nuk ka marrëveshje për çështjen e targave. Eskalim diskursiv ka edhe në Prishtinë. Edhe më konkretisht në universin e analistëve, të cilët nuk e kanë kursyer aspak gjuhën e tyre, duke shkruar gjëra panevojshëm absurde. Edhe Brukselin, por edhe analistët, i ka përçarë një njëri: Albin Kurti, që duket se është i padiskutueshëm për të krijuar situata ekstreme.

Në pjesën e dytë të serisë së komentimeve të statuseve rrallëherë të qëlluara të analistëve në Facebook (por jo vetëm të analistëve), gjeta vetëm kontradikta. Natyrisht, edhe tentim për të pasur qëndrim. E rithkesoj vetëm TENTIM.

Avdullah Hoti, ish-kryeministri nga LDK, me qëndrim skandaloz, profesori flokëgjatë nga Parisi bizar. Antiplagjiaristi Rron Gjinovci kopjues, dhe Blerim Gashi,ish-qytetari i panjohur, i pakuptueshëm.

Stausi nr.1
: Avdullah Hoti

Edhe pse Kosova është në të drejtën e saj kur insiston në vendosjen e ligjshmërisë”, shkruan Hoti, ndër të tjera.

Komenti jem:

Për mua është e pashpjegushme si një politikan e konsideron një veprim të drejtë, por në të njëjtën kohë kërkon që ai vendim të moszbatohet. Është bash bizare dhe kjo çasje thellësisht absurde, ka bërë që LV të fitojë me një përqindje kaq të madhe. Aq absurde më duket sa nuk mendoj që mund të ketë ndonjë absurditet të tillë jashtë mendjes së Hotit.

Z.Hoti duhet të mësojë të mbajë qëndrim dhe duhet të heq dorë nga statuse të tilla, që ofendojnë inteligjencën e secilit nga ne. Një politikë e tillë bipolare e ka sjellë LDK-në në pozicionin elektoralisht më katastrofal ndonjëherë në ekzistencën 33-vjeçare të saj.

Statusi nr.2
: Nazir Kraki

Analistet ne Prishtine luten per leshime te reja ndaj Serbise ne Bruksel“, shkruan që në hyrje analisti i politikës dhe i ashtuquajturi profesor i Parisit, Nezir Kraki.

Komenti jem:

Gjuhë tejet bizarre, nuk meriton koment të gjatë, e aq më pak analizë. Në fakt, si mund të analizohet një gjuhë e tillë?

Krejt çka mundem më thënë për të është se në qoftëse Kraki me gjuhën dhe qëndrimet e tij, është profesor në Paris, Franca duhet të na kërkojë falje për skepticizmin për viza për kosovarët. Asnjë qytetar i Kosovës nuk mundet të jetë më keq me pikpamje se sa z.Kraki.

Shkrimi i tij me gjuhë urrejtjeje dhe dehumanizuese është pëlqyer mbi 460 persona brenda disa orëve, që në vetëvete është një fakt goxha shqetësues. Në këto kohë thyerjesh të mëdha, z.Kraki vetëm sa hedh edhe pak më shumë benzinë në zjarrin e komenteve të ashpra. Keq dhe e papranueshme. Por atë duket se nuk e shqetëson një gjë e tillë, sepse z.Kraki nuk jeton në Kosovë.

Është e lehtë, por krejtësisht e pamoralshme, që i ulur në ndonjë kafe të harruar parisiene të komentosh me ketë gjuhë për fatet e atdheut e të njerëzve që kanë zgjedhur të jetojnë në Kosovë.

Statusi nr.3
: Rron Gjinovci

Ndërkohë që na kena flejt, Albini u kon tu udhëtu për Bruksel”, e nis stautsin e mëngjesit moderatori Gjinovci, i brengosur për Kryeministrin Kurti.

Komenti jem:

Gjatë ditës së sotit Rron Gjinovci ka shkruar ato që ai i ndjenë qenësisht për Kryeministrin Kurti. Por ai ka zgjedhur një mënyrë perfide për ta bërë këtë gjë. I fshehur pas një sllogani qesharak "Shënime nga ditari i militantit”, z.Gjinovcit po i flet alteregoja e tij. Pra "ditari i militantit" është e vërteta e Gjinovcit, është hapësira ku Rroni i shpreh bindjet e qëndrimet e ndrydhura thellë në skutat e qenies së tij.

Ajo që patjetër duhet me u përmend është se Rron Gjinovci me këtë status e ka kopjuar frizeren e deputetes Fatmire Kollçaku, përkundër që ditë e natë flet kundër plagjiaturës.

Statusi nr. 4
: Parim Olluri

Gazetari Parim Olluri pyet për dinjitetin pasi Qeveria e Kosovës vendos ta shtyejë për një ditë vendimin për gjoba.

Komenti jem: Postimi jo shumë i pëlqyer, pak mbi 180 herë i pëlqyer për 18 orë, sepse kontraditor me qëndrimet e autorit. Olluri, sikurse kolegët e tij si Zana Avdiu, Ilir Mirena, Valon Syla etj., duhet të përqëndrohen se çfarë qëndrimi kanë për shtyrjen e vendimit të zbatimit për targa. Pra a janë për mbrojtje të sovranitetit apo për koordinim më ShBA-të. E jo me qëndrime të tilla kontekstuale anti-Kurti.

Statusi nr.5
: Blerim Gashi

"1.Të bëshë vizitë në SHBA me mjete financiare të mbledhura "ligjërisht" nga anëtarësia...", e fillon statusin e tij z. Gashi.

Komenti jem:

Ndonëse e rilexova disa herë, e madje u konsultova me miq rreth kuptimit të statusit së Gashit, une ende nuk arrij ta kuptoj çka saktësisht ka dashtë të thotë autori.

Nëse do të ishte gjallë z.Roland Barthes, sigurisht se do të rishikonte teorinë e tij se autori ka vdekur. Jam e bindur se ai do të thoshte se jo vetëm autori, por pas këtij statusi të z.Gashit, ka vdekur edhe vetë teksti. Ngushëllime!

Lajme të ngjashme