“Debat Brother”: Analistët u japin nota qeveritarëve, Sveçla i pari - Panduri u kërkon “dy emra, dy arsye” - NACIONALE

“Debat Brother”: Analistët u japin nota qeveritarëve, Sveçla i pari - Panduri u kërkon “dy emra, dy arsye”

10 muaj më parë

nga Arta Avdiu

Në diskursin e moderatorit Ermal Panduri, emisioni i fundit i “Debat Plus”-it ngjan në spektaklin “Big Brother VIP Kosova”. Së paku, në pikëvështrimin e parë “Debat Plus”-i u shndërrua në “Debat Brother”.

“Dy emra, dy arsye” – ishte fjalia që Panduri zgjodhi t’ua thoshte analistëve të përhershëm në emisionin e tij, duke ua kërkuar emrin e qeveritarit më të suksesshëm dhe ministrit më të dobët.

Përveç qeveritarëve, analistët e përhershëm, më saktë Visar Ymeri, Imer Mushkolaj, Astrit Gashi dhe Ylli Hoxha, i notuan edhe opozitarët.

Astrit Gashi

Analisti Gashi ka pasur fjalë absolutisht të ashpra ndaj Besnik Bislimit, zëvendëskryeministër i Kosovës dhe kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë në Bruksel, që lehtësohet nga BE-ja.

Sipas Gashit, Bislimi është ministër i shumë ministrave, ndërsa e ka besimin “e pashmangshëm” të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Unë kam problem me një person që ka besimin e pashmangshëm të kryeministrit Albin Kurit, e i cili është ministër i shumë ministrave, dhe i cili po ashtu është ministër i dialogut dhe ai është Besnik Bislimi. Unë mendoj që Besnik Bislimi është “kanceri” i Albin Kurtit dhe Qeverisë Kurti” – ka deklaruar analisti Gashi.

Imer Mushkolaj

Për analistin tjetër të përhershëm të emisionit “Debat Plus”, Imer Mushkolaj, opozitarët paralmentar kanë dështuar gjatë këtij viti.

Opozita në përgjithës nuk ka qenë në krye të detyrës dhe nuk ka arritë me dekonstruktu mënyrën e qeverisjës së Kurtit. Unë i kisha lënë 3 në1 këta, Abdixhikun, Krasniqin dhe Haradinajn, se më të dobëtit”, tha Mushkolaj.

Ndërsa, nga opozita joparalementare, Dardan Molliqaj, unë mendoj përnime se zoti Molliqaj, është I vetmi që po arrin me dekonstruktu deri diku z.Kurti…” – shtoi Mushkolaj.

Ai bëri zgjedhjen e tij edhe për pyetjen për ministriin/en më të suksesshm/e.

Hajdari, Nagavci dhe Gërvalla”, tha fillmisht Mushkolaj, duke shtuar “se nuk është që nuk kanë bërë punë por mënyrën se si e kanë prezentuar punën e tyre, efektivisht si kanë provuar t’i arsyetojnë skandalet e tyre për mu ka qenë skandaloze”, tha më pas Mushkolaj.

E ministri më i sukseshëm sipas Mushkolajt doli të jetë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Zveçla. “Aq sa ka pasë kompetenca ka bërë një punë të mire”, vlerësoi analisti , teksa e përgëzoi për aksionet politike në veri, të cilat mendon se erdhen si vullnet politik i ministrit në fjalë.

E në fund, ai kishte disa kritika për ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliun, pasiqë kishte frikë se me përzgjedhjet e tij festive do të dilte seksist.

Yll Hoxha

Ylli Hoxha në edicionin festiv të emisionit, kishte fjalë të mira për opozitën, se sipas tij, kanë vepruar në një kontekst të vështirë politik.

Sipas Hoxhës, opozitarët më të mirë janë kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ministrja me dobët sipas Hoxhës ishte minsitrja e MINT-it, Rozeta Hajdari, por ai kishte kritika edhe për ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Tutje, Hoxha tha se minstri më i sukseshëm ishte Xhelal Sveçla, duke pasur fjalë të mira për ministrin e Financave, Hekuran Muratin dhe atë të Bujaqësisë, Faton Peci.

Visar Ymeri

Pas Hoxhajt, analisti Visar Ymeri nw "Dhomën e rrefimece" bëri zgjidhjen e tij për ministrat më të mirë dhe me të dobët.

Ai vlerësoi edhe liderët opozitarë.

Opozita në sëcilin vend demokartik, i ka dy detyra: Detyra e parë është më bë një një lloj kundërshtimi e dekonstruktimi përmes mjeteve që i zgjedhin ata të politikës qeveritare. Por kaq e rëndësishme është edhe me ravijëzu një tregim, një naracion të ri për ata se qysh ata e shohin Kosovën, mundet të jetë narracion ideologjik, etj. Tek narracioni kanë dështuar të gjithë opozitarët.”, tha Ymeri.

Ymeri ka vlerësuar kundërshtimin e PDK-së dhe LDK-së ndaj vendimeve dhe ligjeve të Qevrisë përmes Gykatës Kushtetuese.

Ymeri në vlerësimin e Qeverisë, ka kritikuar ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, që nuk e ka kundërshtuar Kurtin në sulmin ndaj Sindikatës së Policisë. Ai tha se Sveçla ka dështuar pak profesionalisht dhe etikisht.

Ymeri kishte disa fjalë të mira për ministrin e Infrastruktures, Liburn Aliu dhe ka kritikuar zv/kryemkinistrin, Besnik Bislimi, ministrin e Financave, Hekuran Muratin, shefen e diplomacisë, Donika Gërvalla dhe ministren Nagavci.

Ymeri vlerësoi pozotivisht ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, por kishte fjalë të mira edhe për ministrat Peci dhe Çeku.

Lajme të ngjashme