Ndikimi te fëmijët e deri te Konjufca, a duhet të shqetësohemi për efektet e Tik-Tokut - NACIONALE

Ndikimi te fëmijët e deri te Konjufca, a duhet të shqetësohemi për efektet e Tik-Tokut

1 vit më parë

nga Besarta Kalaja

Edhe pse edukimi mediatik shihet si thelbësor në interpretimin e lajmeve, fotografive, etj, në mënyra të qëndrueshme, ende nuk janë ndërmarrë hapa për ta inkorporuar atë në sistemin arsimor të Kosovës, përkundër domosdoshmërisë së tij.

Rrjetet sociale mund të jenë një burim i madh informacioni, por gjithashtu ato mund të jenë një burim keqinformimi dhe manipulimi. Ndikimi i mediave tek publiku është jashtëzakonisht i madh. Le të ndalemi pak te ndikimi i rrjetit social ‘Tik Tok’.

Nëse duam të justifikojmë varësinë ndaj këtij rrjeti social, dhe përmbajtjes që qarkullon aty, del se në atë platformë ofrohen disa video të shkurtra dhe për këtë arsye përqendrimi mendor është më i lehtë.

Rreziku nga TikTok, në veçanti, është se ai është kthyer në një platformë për bullizmin kibernetik dhe përhapjen e informacionit të rremë. Është gjithashtu një platformë përmes së cilës lehtësisht mund të targetosh të rinjtë.

Profesoresha e historisë në shkollën e mesme “Sami Frashëri” në Prishtinë, Nexhmije Mazrekaj, ka folur për Nacionalen për efektet e Tik Tok-ut, në rolin e prindit e po ashtu edhe në atë të mësimdhënies.

Ajo paralajmëroi për pasojat e dëmshme që përmbajtja në këtë platformë po sjell tek të rinjtë, duke kontribuar kështu në zbehjen e entuziazmit për të mësuar.

“Jam në dijeni për rreziqet për përdorimin e Tik Tok-ut me përmbajtje dhe gjuhë të papërshtatshme dhe mendoj që po ndikojnë drejtpërdrejtë në fjalorin jo të mirë tek nxënësit dhe mos-interesimin në gjëra tjera siç janë mësimi dhe sportet e ndryshme, thjesht fokusohen në gjëra jo të duhura për moshën e tyre... kjo ndikon që ata të lënë anash mësimin dhe në fjalor ndaj njëri tjetrit të humbin respekti në shoqëri si në shkollë ashtu dhe jashtë shkollës” – pohoi ajo.

Profesoresha shprehet se fëmijët e saj s’e kanë aplikacionin në celularët e tyre, megjithatë ajo diskuton shpesh me ta për efektet dhe rreziqet që sjell kjo platformë e mediave sociale.

“Vajza ime është në moshën 11 vjeçe në tabletin e saj nuk ka Tik Tok dhe nuk e përdorë Tik Tok-un. Por, diskutoj shpesh me vajzën për rreziqet që mund të këtë edhe në Tik Tok edhe në rrjetet e tjera sociale , mundohem shpesh t’i flas që të mos fiksohet shumë në rrjete sociale dhe deri më tani besoj që nuk është e kyçur në këto gjëra që shumë prindër mendoj që janë të shqetësuar për këto varësi ndaj rrjeteve sociale.” – u shpreh znj.Mazrekaj.

Ajo sugjeron që prindërit të inkurajojnë fëmijët e tyre që të angazhohen në aktivitete tjera në mënyrë që të mos kenë aq kohë për të shpenzuar në rrjete sociale.

“Këshilla ime për cdo prind është që fëmijët sa më shumë të angazhohën në mësime, në kurse të ndryshmë, në sporte në mënyrë që fëmiju të mos këtë kohë të mëndoj shumë për rrjetet sociale po ashtu edhe kufizimi në kohë të caktuar i telefonave dhë mbikqyrja e vazhdueshme e fëmijëve të tyre në shkollë, bashkëpunimi i prindit më mësimdhënësit zvogëlon mundësinë e dëvijimit të fëmijëvë sepse kur është vazhdimisht nën mbikqyrje nxënësi më pak mund të ndikohet nga shoqëria në përdorimin e të gjitha rrjeteve sociale” – tha ajo.

Në Kosovë, ndikimi i ‘personazhve’ kryesore të Tik Tok-ut arriti deri te kryetari i Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca, ku derisa bëhej gati votimi për të miratuar Raportin për vitin 2021 të Komisionit të Pavarur të Mediave, Konjufca ka gjetur kohë, ta lëshojë një batutë e cila ka shkaktuar shumë të qeshura në Kuvend.

Mos u merakos ti për këtë punë” – i replikoi Konjufca Zemajt të LDK-së, si një personazh i njohur si Esati i Tiktok-ut. Duke “vulosur” në njëfarë mënyre ndikimin e Tik-Tokut edhe te përfaqësuesit e popullit.

Tek të rinjtë, të njohurit e këtij rrjeti social janë bërë pjesë e përditshmërisë e tyre. Ajo çka bie në sy, është se krahasuar me mediat sociale si Facebook apo Instagram, audienca e Tik Tok-ut ka një tendencë më të madhe të bullizimit.

Tik Toku-u po vlerësohet se është shndërruar në masë të madhe në ‘ngacmues kibernetik’ që përfshin dërgimin, postimin ose ndarjen e përmbajtjes negative, të dëmshme, të rreme ose të keqe për dikë tjetër, të cilat shpesh e kalojnë kufirin në sjellje të paligjshme ose kriminale.

Lajme të ngjashme