“Mos u merakos ti për këtë punë” Konjufca i kthen përgjigjje Zemajt të LDK-së, si Esati i Tiktok-ut - NACIONALE

“Mos u merakos ti për këtë punë” Konjufca i kthen përgjigjje Zemajt të LDK-së, si Esati i Tiktok-ut

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Përderisa po bëhej gati votimi për të miratuar Raportin për vitin 2021 të Komisionit të Pavarur të Mediave, Konjufca ka gjetur kohë, ta lëshojë një batutë e cila ka shkaktuar shumë të qeshura në Kuvend.

Armend Zemaj i LDK-së, siç duket pa mikrofon i thoshte Konjufcës se po bëhet presion ndaj deputetëve, derisa Konjufca në arsyetim e sipër, me shkas e përdori një fjali të famshme e cila u bë e tillë në rrjetin social Tiktok.

Mos u merakos ti për këtë punë” i tha Konjufca deputetit Zemaj derisa po e arsyetonte procedurën e votimit.

Ky z. Zemaj nuk është kurfarë presioni. Këtu kemi me votu tri herë ndaç me ditë, dhe herën e parë e krytëm tash kalojmë në herën e dytë. Mos u merakos ti për këtë punë. Ulu n’rregull jem” pas kësaj fjalie deputetët u ndalën së foluri për një moment, për tu “shkrirë” së qeshuri me batutën e Konjufcës.

Ndryshe, 62 deputet kanë votuar, 58 kundër 2 për dhe 1 abstenim, dhe kështu nuk u miratua Raporti i Komisionit të Pavarur i Mediave për vitin 2021

Lajme të ngjashme