Alarm në Bruksel, shitjet e veturave hibride kineze në BE shkojnë “në qiell” - NACIONALE

Alarm në Bruksel, shitjet e veturave hibride kineze në BE shkojnë “në qiell”

6 orë më parë

nga NACIONALE

Shitjet e veturave hibride kineze kanë shënuar rritje të madhe në Bashkimin Evropiann ë katër vjet e gjysmë që kaluan, tregojnë të dhënat, duke e nënvizuar shqetësimin në rritje në Bruksel për të ardhmen e industrisë evropiane të veturave.

Në vitin 2022, vetëm 659 vetura kineze plotësisht hibride ishin shitur në vendet e BE-së. Megjithatë, pasi Brukseli vendosi taksa kundër subvencioneve ndaj veturave plotësisht elektrike nga Kina më 2024, shitjet e veturave hibride kanë arritur në 160 mijë e 662 në shtatë muajt e parë të këtij viti, raporton gazeta “The Guardian”.

Shoqata Gjermane e Industrisë së Automjeteve, VDA, i bëri thirrje Komisionit Evropian që të bëjë një vlerësim gjithëpërfshirës të ndikimit të ndonjë mase, që mund të përfshijë kuota, taksa ose çmime tavan.

Sipas të dhënave të Shoqatës Evropiane të Prodhuesve të Automjeteve, ACEA, prodhuesit kinezë të veturave, BYD, Chery dhe Leapmotor janë shënuar rritje dyshifrore të përqindjes në BE.

Shitjet e veturave BYD shënuan rritje për 163 për qind nga viti në vit, me 177 mijë vetura të shitura.

Megjithatë, prodhuesit evropianë të veturave ende mbizotërojnë në tregun e BE-së. Volkswagen Group shiti 2 milionë vetura në tetë muajt e parë të vitit.

Lajme të ngjashme