‘Unë personalisht’: Sa dhe si është i mundur zotimi i Kurtit për kalimin e Kodit Civil? Shpjegojmë - NACIONALE

‘Unë personalisht’: Sa dhe si është i mundur zotimi i Kurtit për kalimin e Kodit Civil? Shpjegojmë

2 vjet më parë

nga Dafina Demaku

Kryeministri Albin Kurti, deklaroi se do të 'angazhohet personalisht' për kalimin e Kodit Civil, në një fjalim të mbajtur në Berlin, në kuadër të një organizimi të Partisë Socialdemokrate gjermane. Sa dhe si është e mundur që Kurti ta ndryshojë kompozicionin e deputetëve që janë në disfavor të Kodit Civil, megjithë ‘angazhimin personal’?

“Kosova do të synojë që së shpejti të bëhet vendi i dytë në Ballkanin Perëndimor, pas fqinjëve tanë Mali i Zi, duke u ofruar qytetarëve të saj të drejtën e bashkimeve civile të të njëjtit seks. Ne do të punojmë shumë për ta kaluar këtë në të ardhmen shumë të afërt. Për këtë unë personalisht do të ndërtoj një shumicë parlamentare – dhe do të bëj thirrje për mbështetje të gjerë për këtë edhe nga partitë opozitare. Vendimi për mbledhjen e qeverisë për këtë çështje tashmë është marrë” – deklaroi kryeministri Albin Kurti.

Kurti e përmendi këtë, kur Kosova po synon që në mesin e majt, të provojë anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe të jap shembull të respektimit të të drejtave të njeriut, përballë mekanizmit të BE-së siç është Këshilli i Evropës dhe në këtë formë, Kosova të jëtë ndryshe dhe ‘frymëzim për të tjerët’.

Sa dhe si është e mundur kjo?

Kuvendi i Kosovës, ka provuar ta kalojë Projekligjin për Kodin Civil, në mars të vitit 2022.

Por do të ishin 16 deputetë të Kuvendit që nuk do të merrnin pjesë fare n ë votim, 28 vota kundër, 28 për dhe katër abstenime.

Për ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Kodi Civil është ‘një prej produkteve më të mëdha legjislative pas Kushtetutës së Kosovës’.

Por, edhe premtimet e kësaj të fundit, do të ishin të shpeshta – pra që Kodi të kalonte, megjithëkëtë ai ende nuk kalon.

Ministrja Haxhiu do të premtonte që Kodi Civil do të dërgohej për votim në Kuvend gjatë vitit të kaluar.

Ne presim që brenda këtij viti ta dërgojmë në Kuvendin e Republikës së Kosovës”. Kështu do të deklaronte ministrja Albulena Haxhiu në një intervistë për Context të ATV-së, vitin e kaluar, shkruan Nacionale.

Duke qenë që një pjesë e madhe të deputetëve të Vetëvendosjes, e kundërshtojnë Kodin Civil te pjesa e martesave të gjinisë së njëjtë, shefja e deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari, do të pyetej rreth mundësisë së dërgimit për votim në Kuvend.

Kusari-Lila do të shprehej optimiste se Kodi do të kalonte ‘brenda kësaj legjislature’.

Miratimi unë besoj që duhet të jetë brenda kësaj regjistrature. Mendoj që sado që mund ta shtyjmë për regjistraturën tjetër, do të ballafaqohemi me të njëjtat diskutime, me të njëjtat trajtime”, tha Kusari-Lila për mediat kosovare në kohën e deklaratës së ministres Haxhiu.

Kompozicioni i deputetëve – me të cilin Kurti duhet të merret 'personalisht'

Janë rreth 14 deputetë të shumicës, që nuk e duan kalimin e Kodit Civil, në formën se si është, shkaku i nenit 1138 që flet për martesat e seksit të njëjtë.

Ministrja Haxhiu, në këtë intervistë të para disa muajve do të deklaronte se ‘e kanë marrë përsipër të flasin me deputetët që kundërshtojnë Kodim Civl.

Ne kemi marrë përsipër të flasim me deputetët e grupit parlamentar që të marrim mbështetjen e tyre.

Nuk jam ende e sigurtë a i kemi 61 që do të votojnë për”, deklaronte ajo.

Kodi Civil do të procedohet brenda këtij viti. Kosova si vend që pretendon të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, nuk guxojmë të lejojmë që mos të kemi një dokument që avancon të drejtat e njeriut, sepse lidhet drejtpërdrejt me të drejtat e njeriut. Për bindjen time më mirë është të sigurohemi që i kemi 61 vota që marrin pjesë në votim dhe në anën tjetër ta procedojmë sepse dështimi i sërishëm në Kuvendin e Kosovës do të ishte fatale për Kosovën, sidomos edhe për së brendshmi dhe në rrugëtimin tonë drejt mekanizmave siç është edhe Këshilli i Evropës”, deklaronte Haxhiu.

Por, edhe pas gjithë këtyre muajve nga kjo deklaratë, duket se ‘kompozicioni i deputetëve’ po e pamundëson kalimin e Kodit Civil.

Vetëm varet se si do të jetë kompozicioni i deputetëve në Kuvend. Prandaj, nuk është që ne po i ikim përgjegjësisë, ose që do të duhej t’i iknim përgjegjësisë duke ia lënë dikujt tjetër”, tha sot Mimoza Kusari-Lila

Çka ka Kodi Civil?

Në një përmbledhje të shkurtër këtu, sqarojmë se Kodi Civil i Republikës së Kosovës, përmban pesë pjesë që njihen si ‘5 Libra’: Pjesa e përgjithshme, Detyrimet, Pronësia dhe të drejtat tjera sendore, Familja dhe Trashgimia.

Si një nga pjesët më të rëndësishme në Kodin Civil, është edhe ‘Libri 1’ apo ‘Pjesa e përgjithshme’ e cila është hartuar për herë të parë.

Me këtë pjesë, janë të rregulluara parimet themelore të cilat deri tani nuk kanë qenë të rregulluara ose kanë qenë të shpërndara në ligje të tjera, por të pa harmonizuara dhe ato janë:

1. Parimi i barazisë të gjithë qytetarëve në marrëdhëniet civile,

2. Ndalimi i keqpërdorimit të drejtave dhe shkaktimit të dëmit tjerëve,

3. Burimet e së drejtës civile (caktohen për herë të parë në Kosovë), Kushtetuta, Kodi, Ligjet dhe marrëveshjet dhe instrumentet ndërkombëtare etj.

Pika që deputetët kishin mospajtime gjatë seancës të së mërkurës ishte neni i cili do të mundësonte hartimin e një ligji të posaçëm, përmes të cilit do të lejohej regjistrimi i "bashkësive civile" ndërmjet personave me gjini të njëjtë.

Si kishin votuar deputetët në seancën e marsit 2023, që kishte ngjallur shumë reagime shkaku i gjuhës homofobe, të përdorur nga deputetët që kundërshtun Kodin Civil:

Kundër:

Labinotë Demi – Murtezi (LVV), Eman Rrahmani (LVV), Burim Karameta (LVV), Gramoz Agusholli (LVV), Visar Korenica (LVV), Driton Hyseni (LVV), Fitim Haziri (LVV), Drita Millaku (LVV), Fjolla Ujkani (LVV), Ekrem Mustafa (LVV), Alban Bajrami (LVV), Valon Ramadani (LVV), Milazim Salijaj (LVV), Nijazi Isaku (LVV), Besnik Tahiri (AAK), Time Kadrijaj (AAK), Pal Lekaj (AAK), Bekë Berisha (AAK), Albana Bytyçi (AAK), Mërgim Lushtaku (PDK).

Kundër kanë votuar edhe deputetët e komuniteteve jo-shumicë.

Abstenim:

Gazmend Gjyshinca (LVV), Hydajet Hyseni (LVV), Mirlinda Tishukaj – Sadiku (LVV), Driton Hyseni (LVV).

Kurse pro Projekt – Kodit Civil votuan:

Glauk Konjufca (LVV), Mimoza Kusari-Lila (LVV), Vasfije Krasniqi (LVV), Armend Muja (LVV), Fatmire Mulhaxha-Kollçaku (LVV), Avni Dehari (LVV), Artan Abrashi (LVV), Fitore Pacolli (LVV), Jahja Koka (LVV), Haki Abazi (LVV), Ardian Gola (LVV), Arbër Rexhaj (LVV), Dimal Basha (LVV), Mirsat Shkreta (LVV), Doarsa Kica-Xhelili (LVV), Besim Muzaqi (LVV), Arjeta Fejza (LVV), Jeta Statovci (LVV), Shqipe Selimi-Mehmeti (LVV), Gani Krasniqi (LVV), Tinka Kurti (LVV), Enver Haliti (LVV), Yllza Hoti (LVV), Agon Batusha (LVV), Salih Zyba (LVV), Venedis Lahu (LVV)

Lajme të ngjashme