TikTok 'parajsë' e atyre që duan të bëhen të famshëm me budallallëk: Rasti i Rasimit
Emra si Esati e Dardi, e së fundmi Rasim Avdyli, kanë qenë figura që shijuan sensacionin në TikTok. Kuptohet jo për shkak të ndonjë aftësie apo talenti të veçantë, por për shkak të diskutimeve, monologjeve e reagimeve jo shumë politikisht korrekte, për të përdorur pak eufemizëm.
Platforma janë bërë me bollëk, madje tash ka mundësi zgjedhjeje sa të duash për llojin e përmbajtjes me të cilin doni ta promovoni veten – Facebook funksion për mrekulli për të treguar më shumë rreth punës dhe aktiviteteve tua personale, Instagrami për foto koleksione nga pushimet, darkat apo edhe ndejat e ahengjet.
Në anën tjetër, TikTok është mënyra më e lehtë për të shkuar viral, e për të marrë klikime të panumërta duke publikuar video me “turli far” përmbajtje. Shpesh herë, aty diskutimet eskalojnë në kërcënime, mizogjini, seksizëm, e racizëm, e përmbajtje aspak edukative, të cilat nuk është se TikTok i penalizon.
Kur themi jo aq edukative e mendojmë në formën e të lartpërmendurve (Esati, Dardi e Rasim Avdyli), të cilët – duke u shndërruar në subjekte tallëse në masë – e kanë gjetur veten si viktima e agresorë në të njejtën kohë, të një platforme ku toksiciteti e viraliteti vjen në formën më të sofistikuar të mundshme.
Duhet cekur se jo e gjithë përmbajtja në TikTok është e tillë, pasi materiali që u shfaqet varet edhe nga preferencat e juaja që regjistrohen duke marrë parasysh kohën që kaloni nëpër videot specifike.
Sidoqoftë, edhe nëse ndjekni (folloë) vetëm figura politike, institucione serioze e llogari politikisht korrekte, është gati e pamundur që këto ditë të mos keni dëgjuar për Rasim Avdylin.
Mërgimtari që thotë se është nga Mitrovica shkoi viral në javët e fundit dhe, që nga atëherë, vëmendja rreth tij ka qenë në rritje e sipër në TikTok.
Rasim Avdyli, bullizues dhe i bullizuar
Qielli duket limiti aktualisht sa i përket përmasave të asaj që quhet “famë 15-minutëshe” për Rasim Avdylin.
Përveç monologjeve, e nganjëherë edhe dialogjeve, jashtëzakonisht të rëndomta, e në anën tjetër të asaj që e quajmë “edukative”, Avdyli gjen veten si i bullizuar dhe bullizues në të njëjtën kohë.
I bullizuar për faktin se në të shumtën e rasteve komentet që i vijnë nëpër video janë jashtëzakonisht negative e toksike.
Duke elaboruar në detajet e jetës së tij personale e sociale, i njëjti shfaqet në llojlloj video, në të shumtën e rasteve në praninë e një gruaje që ai thotë se e ka bashkëshorte, e zbulon ndjenjat e tij të brendshme në mënyrë jo fort të artikuluar, duke e shndërruar veten në subjekt ‘perfekt’ bullizimi.
“Mi bani letrat, pare m’ka dhanë, tesha m’ka dhanë, tona mi ka dhanë edhe po vjen me mua në Kosovë”, thotë ai në një prej videove të tij, derisa ekspozon gruan ndaj bullizmit potencial, pavarësisht se qëndrimi i saj ulur është përfshirja e vetme në këtë narracion.
Në fakt, në bazë të asaj që kemi parë deri tash, krejt “lumturia e ekzaltimi” i Avdylit duket se vjen nga marrëdhënia e tij me gruan gjermane, e cila është përcjellëse në pothuajse secilën video.
Në një video tjetër, ai tash merr rolin e bullizuesit seksist, derisa xhiron gruan duke i mbathur qorapet dhe atletet. Janë pamje absolutisht bizare dhe thjesht seksiste, viktimë e së cilës – me apo pa vetëdije – është gruaja e tij.
@rasimavdyli0 ♬ Originalton - Rasim Avdyli
Në pamje tjera, të cilat mund t;i shihni më poshtë, ai shfaq gruan në një sallon ondulimi, derisa thotë: “O hujdisma grunë tem, gutu. Bravo t’koftë, ma e mira në Mitrovicë je”, derisa punonjësa në sfond ulë kokën, qartazi e turpëruar se tash edhe ajo përfshihej në një prej materialeve të “bullizuesit, e të bullizuarit”.
@rasimavdyli0 ♬ Originalton - Rasim Avdyli
Ajo nuk është fort e interesuar shumë as për të reklamuar biznesin e saj përmes platformës me qindra mijëra përcjellës të Avdylit, i cili pastaj del jashtë ambientit dhe xhiron sallonin e quajtur “Nexha” në Mitrovicë.
Nuk jam shumë i sigurt nëse është forma më e mirë e marketingut por, hej, nuk ka gjë të tillë si marketingu i keq, apo jo?
Në një video tjetër në të cilën hasa në pellgun e materialeve që të shfaqen në TikTok me të shkruar emrin “Rasim Avdyli”, ishte edhe kjo e mëposhtmja.
“Ah, moj k**ër. Krejt këto sene jom t’u i ba veç për ty moj ku**ër. Veç ty me ta kupë zemrën”, thotë ai, në një tjetër monolog të shkurtër por me elemente të tmerrshme seksiste.
@rasimavdyli0 ♬ Originalton - Rasim Avdyli
Sikur kjo të mos mjaftonte, në pamje tjetër, ai shihet teksa ushqen gruan.
“Ma hongër krejt jogurtin edhe osht interesant, nuk thotë kurrë jo. Çka t’i dha veç e merr”, thotë ai derisa i fut një lugë me ushqim në gojë gruas, e cila është objekt tallës në shumicën e videove të individit në fjalë.
@rasimavdyli0 ♬ Originalton - Rasim Avdyli
Sociologia: Ai po i tregon vuajtjet e veta, duke bullizuar të dashurën
Natyrisht, Avdyli mund të studiohet edhe nga ana sociologjike, andaj i kërkova një mendim profesionale Bukurije Rrustemit rreth rastit në fjalë, e që thotë se është humor pa shije e pa fines.
Sipas saj, shoqëria kosovarë është një shoqëri me kulturë kiçi, pra një kulturë masive, të cilës i pëlqen një humor shpeshherë edhe banal. Tutje, Rrustemi e cilëson shoqërinë kosovare si bullizuese, pasi që edhe vet ne kemi qenë viktimë e bullizmit.
“"Humori" i rastit të mërgimtarit është pa shije e pa fines dhe fatëkeqësisht është edhe bullizues. Protogonisti kryesor e tregon vuajtjet dhe përjetimet e veta duke bullizuar të dashurën e tij. Fatëkeqësisht po kjo është shumica dërmuese e popullësisë sonë duke qenë se klikohet dhe shikohet aq shumë dhe po të bëjmë video edukuese, senaibiliuese dhe informuese për një qështje shumë të rëndësishme nuk merr vëmendje thuajse aspak. Por ky realitet po sjell pasoja te fëmijët tek të rinjët dhe në familje në përgjithësi. Përherë ka pasur kontradikta kulturore por kanë ra në sy më pak në mungesë të rrjeteve sociale, dhe janë pikërisht rrjetet sociale që po ushtrojnë "dhunë" dhe trysni të vazhdueshme për të përmapur sa më masivisht ideologji e kulturë të ulët.”, tha ajo.
Por, Rrustemi ka kritika edhe për mënyra se si të rinjtë e përdorin TikTok-un, duke shtuar se ka nevojë për një korrikulë shkolore për edukim medial.
“Madje vlenë të theksohet se në bazë të statistikave pikërisht moshat e reja janë përdorues aktivë të tik-tokut që ende nuk e kanë formimin e duhur dhe njohurit rreth rreziqeve të kësaj platforme. Në video si ajo e shumë të tjera ka edhe fjalë të ndryra që nuk bën ti ndegjojnë fëmijet e lëre se ato po bëhen edhe shembuj për ta. Mediat serioze duhet marr primatin me më shumë humro edukues dhe popullësia në përgjithësi duhet injofuar video të tilla.”
15-minutëshi i famës do t’i përfundojë edhe zotit Rasim, por të rinj të tjerë do të hyjnë në treg. Hej TikTok-u tek kosovarët është përgjithësisht një rreth vicioz i seksizmit, mizogjinizë e humorit bullizues. Mos ndoshta TikTok-u po shpërfaqë saktë atë çfarë jemi.

