TikTokerët janë të bindur se një apokalips zombish është duke ndodhur aktualisht në Kinë - NACIONALE

TikTokerët janë të bindur se një apokalips zombish është duke ndodhur aktualisht në Kinë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Tiktokerët janë të bindur se një apokalips zombish është duke ndodhur aktualisht në Kinë

Njerëzit kanë mbetur të tmerruar pasi panë një 'zombi' duke u rikthyer në jetë.

Krejt kjo ka marrë këmbë, natyrisht, në TikTok, ku shfrytëzuesit po thonë se fundi mund të jetë afër pasi një video filloi të qarkullonte në këtë rrjet social, që duket se tregon një kufomë duke rikthyer vetëdijen në Kinë.

Aq të shqetësuar janë sa që hashtagu 'zombies in China' (zombit në Kinë) ka marrë flakën, me njerëzit që janë të bindur se apokalipsi është afër.

Në një video, e cila sillet në formën e pamjeve CCTV nga ajo që duket si një morg, dy trupa mund të shihen të shtrirë në tavolina.

Sidoqoftë, pas vetëm disa sekondave në klip, një dorë ngritet nga njëri prej shtretërve - gjë që, normalisht, nuk duhet të ndodhë me një trup të vdekur, apo jo?

Një trup që lëvizë me vështirësi ngritet, pasi largon çarçafin dhe qëndron i ulur.

'Zombi' pastaj ngritet nga tavolina, dhe mundohet të qëndrojë drejt, por e ka të vështirë, derisa mbahet në tavolinë për t'u mbrojtur nga rënia.

Epo, këto pamje i kanë frikësuar njerëzit. Duke shpërndarë videon, një shfrytëzues tha: "Zombi zgjohet në Kinë".

Një tjetër komentoi: "Pra, njerëzit po thonë se ka zombi në Kinë?"

"Pse po thonë se ka zombi në Kinë???"
, pyeti një tjetër.

Pavarësisht panikut të shpërndarë nga kjo video, megjithatë, duhet të pranojmë se zombit nuk janë të vërtetë.

Nuk jemi shumë të sigurt kush kishte nevojë ta dëgjonte këtë, por ja ku jemi.

Duke ofruar një shpjegim rreth asaj që ka mundur të ndodhë, një përdorues tha: "Me shumë gjasë një vdekje e keqinterpretuar. Ndodhë shumë shpesh".

Një tjetër pyeti: "Si mund të tregosh nëse kjo është e vërtetë?"

Të tjerët gjithashtu kanë kritikuar pretendimet si raciste, pas një rritjeje të sulmeve sinofobike për shkak të pandemisë së koronavirusit. Një person tha: "Nuk ka zombi në Kinë. Mjaft shpërndatë retorika sinofobike".

Teoria konspirative e TikTokut u duk se filloi pas një artikulli të publikuar nga një publikues i fokusuar në segmentet ushtarake, e që udhëhiqet nga një veteran, 'We Are The Mighty' - me titullin 'me shumë gjasë, kështu mund të fillojë një apokalips zombish në Kinë' - sugjeroi se qeveria komuniste e Kinës do të mbulonte apokalipsin e zombive nëse do të ndodhte, dhe kështu do të ndihmonte në përhapje duke mos ndarë informacione që ata, hipotetikisht, kanë.

Vlen të theksohet se artikulli përmendi librin e Max Vrooks, 'World War Z', që është fiktiv.

Jo shumë kohë pasi u publikua artikulli, u publikua videoja e lartpërmendur, e cila u shpërnda për një kohë derisa një TikToker ngarkoi videon me titullin: "Kina regjistron rastin e parë me zombi". Prej aty, siç ndodhë shpesh, u shpërnda si zjarri në pyll.

Sidoqoftë, origjina e videos është e paqartë, me disa raporte që sugjerojnë se është në Rusi, të tjerë thonë se është në Kinë. Postimi origjinal në 'Reddit' është fshirë, kështu që vlen të flitet për këtë tem.

Nuk do të ishte hera e parë që dikush në mënyrë të falsifikuar është deklaruar i vdekur, megjithatë.

Më herët këtë vit, një burrë në Kinë ishte disa minuta larg varrimit, kur trupi i tij filloi të lëvizte.

Siç shihet në pamjet virale të incidentit, që ndodhi më 1 maj, punonjësit e varrit në rroba protektive duket se nxjerrin një trup nga një furgon në lëdinë, kur kuptojnë se burri është ende gjallë.

"Gjallë! A e pe atë? Gjallë!",
thotë një. "Mos e mbuloni", thotë një tjetër.

Lajme të ngjashme