BSPK-ja i kërkon Kurtit takim me Rrahman Jasharajn: A do t'i hajë kryeministri fjalët e tij? - NACIONALE

BSPK-ja i kërkon Kurtit takim me Rrahman Jasharajn: A do t'i hajë kryeministri fjalët e tij?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Dy mesazhe kryesore dolën dje nga mbledhja e SBASHK-ut. E para, greva do të vazhdojë. E dyta, kërkesa për takim mes Këshillit Grevist të BSPK-së dhe Qeverisë së Kosovës. Pra, SBASHK-u kërkon takim mes Rrahman Jasharajt, që është udhëheqës i Këshillit Grevist të BSPK dhe kryeministrit Albin Kurti.

Por, shefi i ekzekutivit e kishte bërë të qartë, kohë më parë, se nuk do të takohet me SBASHK-un e Jasharajn, nën arsyetimin se ai takohet vetëm me kryetarin e BSPK, Atdhe Hykolli.

Kurti kishte potencuar se shteti ka rregull, duke theksuar se ai nuk mund të kapërcejë Hykollin, e të takohet me liderë të degëve sindikale.

Ne jemi me mësimdhënësit. Mësimdhënësit duhet të jenë me nxënësit. Ne kemi bërë shumë luftë për shkollë, që ta bojkotojmë me greva. Duhet të fillojë mësimi një orë e më parë. Ju bëj thirrje të gjithë mësimdhënësve të hënën të jenë në mësim. Jemi me mësimdhënësit, e mësimdhënësi për nxënësit. Unë kam takuar disa herë kreun e BSPK-së, z.Atdhe Hykollin. Ndërsa ministrat e mi kanë takuar degët sindikale të BSPK-së. Nëse duam shtet duhet të ketë rregullsi. Unë s’dua të kapërcej kreun e BSPK-së e të takojë liderë të degëve sindikale, sepse ashtu ska rregullsi.”, foli Kurti në konferencë.”, theksoi z.Kurti javë më parë.

Kërkesa e SBASHK-ut

Në mbledhjen e djeshme, SBASHK-u njoftoi se Hykolli ka raportuar për negociatat me Qeverinë.

Përkundër kësaj, sindikalistët njoftuan se greva do të vazhdojë.

Kryetari Hykolli ka informuar pjesëmarrësit e këtij takimi për ato që janë debatuar në këtë takim e pastaj është hapur debat konstruktiv lidhur me këtë. Kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të universiteteve kanë përgëzuar kryetarin Hykolli për përpjekjet që të krijohen kushtet për dialog mes Qeverisë dhe Këshillit Grevist të BSPK-së duke uruar që ky dialog edhe të ndodh me qëllim që të debatohen të gjitha çështjet dhe të arrihet marrëveshje e pranueshme.”, tha SBASHK-ut në komunikatën e tyre për media.

Sindikata më e madhe në vend pati edhe një kërkesë drejtuar Qeverisë së Kosovës. Në komunikatën e tyre për media, SBASHK-ut kërkoi dialog social dhe uljen e Qeverisë me Këshillin Grevist, të cilin e udhëheq z.Jasharja.

Qëndrim unanim i pjesëmarrësve të këtij takimi ishte që deri sa Qeveria nuk ulet në dialog me Këshillin Grevist të BSPK-së, që është organ legjitim për të menaxhuar grevën dhe për të zhvilluar dialog me palën tjetër dhe gjersa Qeveria nuk realizon kërkesat legjitime të grevistëve greva do të vazhdojë. Ata rikujtuan se greva erdhi si pasojë e mungesës së vullnetit të Qeverisë për dialog dhe se greva po ndodh duke u respektuar zëri dhe vullneti i anëtarësisë, e cila edhe do të vendos çka tutje.”, përfundon komunikata për media.

Por, nuk dihet nëse Qeveria do ta pranojë kërkesën e SBASHK-ut, duke pasur parasyshë sulmet e shumta në drejtim të Jasharajt nga eksponentë të ndryshëm të VV-së.

E pas kësaj komunikate, foli edhe Jasharaj, i cili kërkoi reflektimin e Qeverisë Kurti.

Qeveria duhet ta dijë se e ka obligim që të takohet me ne. Të ofrojë ë zyrtarisht ofertë, jo me fjalë por të shkruaj në letër të cilën Këshilli Grevaist e ka në fjalë ta analizaoj, e ta thotë fjalën e vet. Kjo nuk po ndodhë tani. Kurti nëse ka inate duhet t'i hec, sepse arsimi dhe shërbyesit civvil janë në grevë. Duhet të ulemi e të diskutojmë. Për momentin, nuk kemi asgjë të re. Greva vazhdon deri në momentin kur antarësia vendosë dicka tjetër. Urojë që sa më shkurtë të vazhdojë greva, por edhe qe Qeveria të reflektoje”, tha Jasharaj.

Sulmet ndaj SBASHK-ut e Jasharajt

E në konferencën e 3 shtatorit, Kurti kishte sulmuar ashpër sindikatat, por duke e kursyer Hukollin, i cili, siç ka shkruar Nacionale, është sindikalisti i preferuar i kryeministrit.

Kryeministrit Kurti me një gjuhë të ashpër i kishte bërë fajtorë mësimdhënësit për rezultatet e këqija në testin PISA. Madje, grevat i ka quajtur si tendencë për rrënim të shtetit.

Në një Kosovë ku testet e PISA-s po naj nxjerrin 3/4 e fëmijve si analfabetë funksionalë, ta shantazhosh, ta kërcënosh qeverinë, me rrënim të shtetit se shkolla është shteti, është papërgjegjësi absolute. Ne nuk shantazhohemi.”, tha fillimisht Kurti.

Tutje, ai theksonte se kërkesa për shtesa në pagë, është papërgjegjësi totale.

Por, ju po e shihni çka po ndodh, veç kërkesë për pare, për ta bankrotuar shtetin, për ta shkatërruar shtetin. Është papërgjegjësi totale.”, vazhdoi Kurti.

E sulme edhe me të ashpra në drejtim të Jasharajt kishin eksponentë të ndryshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, partia më e madhe dhe në pushtet e Kosovës.

Madje, VV e kishte cilësua Jasharajn si bashkëpunëtor të Serbisë, ish-anëtar i partive serbe gjatë viteve 90-ta, marionetë e SHIK-ut dhe shumë cilësime të tjëra të papranueshme.

Lajme të ngjashme