Kanadaja ka kapacitete financiare për t’u ballafaquar me kërcënimet e ShBA-së, thotë ministri - NACIONALE

Kanadaja ka kapacitete financiare për t’u ballafaquar me kërcënimet e ShBA-së, thotë ministri

2 orë më parë

nga NACIONALE

Ministri i Financave i Kanadasë, François-Philippe Champagne, tha të hënën se vendi i tij është i përqendruar në mbështetjen e bizneseve në kohën e taksave shtesë me të cilat po kërcënon ShBA-ja.

Sipas tij, Kanadaja është duke operuar nga pozicioni i fuqisë, me “kapacitet fiskal” dhe një vlerësim shumë të mirë kreditor që do ta ndihmojë vendin për t’i mbajtur të mbrojtura bizneset e prekura dhe për ta minimizuar humbjen e vendeve të punës, raporton televizioni BBC.

“Kur ke një partner të ngushtë ekonomik që dëshiron ta përdorë integrimin si levë në bisedime, në vend të një baze për një situatë të fitores për të dyja palët, mendoj se kjo dërgon një porosi dhe i bën njerëzit që të reflektojnë” – deklaroi ministri kanadez.

Champagne shtoi se pjesa tjetër e botës po mban shënime dhe po e vë në shënjestër Kanadanë si partnere të besueshme tregtare.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kërcënuar me rritje të taksave ndaj automjeteve kanadeze nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

Kryeministri kanadez, Mark Carney, tha se kërcënimi i ri i presidentit amerikan nuk është befasi dhe se punëtorët e vendit të tij do të dëmtohen nga rritja e taksave ndaj automjeteve kanadeze.

Lajme të ngjashme