Raportohet se një 10-vjeçare në Gaza u vra derisa po hante ushqim
Sulmet ajrore dhe zjarri i armëve të forcave izraelite lanë të vrarë dy fëmijë dhe të paktën dy palestinezë të tjerë në Rripin e Gazës të hënën, thanë zyrtarët shëndetësorë në këtë enklavë.
Mjekët dhe të afërmit thanë se 10-vjeçarja Amal Abu Khater u godit nga një plumb në shpinë, përderisa ishte duke ngrënë brenda tendës së familjes së saj në qytetin jugor të Gazës, Khan Younis. Ata shtuan se zjarri i armëve erdhi nga forcat izraelite në lindje, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Ushtria izraelite tha se nuk ishte e vetëdijshme për ndonjë incident që përfshin një vajzë 10-vjeçare.
Një djalë 4-vjeçar dhe një palestinez tjetër u vranë nga sulmet ajrore izraelite ndaj një shtëpie në kampin e refugjatëve “Bureij” dhe një rruge në Khan Younis, thanë mjekët.
Më herët të hënën, një sulm tjetër ajror izraelit la të vrarë një person dhe një tjetër u plagos në një tendë në Deir Al-Balah, në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, thanë mjekët.
Ushtria izraelite tha se në shënjestër të sulmit në Deir Al-Balah ishte një militant i Hamasit, por nuk iu përgjigj në mënyrë specifike pyetjeve për dy sulmet e tjera të raportuara në Khan Younis dhe Bureij.
Më shumë se 1.280 palestinezë janë vrarë në Gaza që nga hyrja në fuqi e armëpushimit në tetor, sipas zyrtarëve shëndetësorë në Gaza, ndërsa ushtria izraelite thotë se katër ushtarë të saj janë vrarë gjatë periudhës së njëjtë.
Paralajmërim: Pamje të ndjeshme!
الطفلة آمال أبو خاطر ١٠ سنوات عادت من مركز تحفيظ القرآن لخيمتها وباشرت بتناول وجبة الغذاء مع عائلتها فارتقت شهيدة اثر اصابتها بطلق ناري اسرائيلي مباشر في الظهر من الرافعات المتواجدة في المواقع العسكرية شرقي مدينة حمد شمال خانيونس …. pic.twitter.com/DbNxGWfSNG
— حسام شبات (@HossamShabat) August 24, 2026