Alarmante: Veç për një javë u dhunuan 6 gra dhe 37 u rrahën - NACIONALE

Alarmante: Veç për një javë u dhunuan 6 gra dhe 37 u rrahën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Javën që po e lëmë pas, në Kosovë është raportuar një numër goxha i madh i rasteve të dhunimit, ndaj grave e dhunës fizike dhe psiqike. Veç për 7 ditë në Polici janë raportuar 6 rastë të dhunimit si dhe 40 raste të tjera të dhunës në familje, ku viktima në numrin më të madh, janë gratë.

Në Prizren me datën 11 shtator, është arrestuar një burrë nën dyshimin se i njejti ka dhunuar një të mitur kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbatje.

Në Prishtinë, tek një ditë pas rastit të dhunimit në Prizren, babai ka raportuar në Polici se një burrë, e ka dhunuar vajzën e tij. Sipas policisë, viktima femër është dërguar në strehimore si dhe i dyshuari me vendim të prokurorit është arrestuar e dërguar në mbajtje.

Raportim tjetër për dhunim ka bërë një vajzë nga Ferizaj. Ajo ka deklaruar se para katër viteve ishte mashtruar duke u joshur me para nga i dyshuari mashkull dhe ishe keqpërdorur seksualisht në një motel. Ngjashëm ka ndodhur edhe para dy muajve. I dyshuari është dërguar në mbajtje.

Dhunim tjetër ndaj një vajze, ka ndodhur edhe në Prishtinë.

Ndërsa në Klinë e Istog, me datë 9 dhe 10 të këtij muaji, janë raportuar dy raste të dhunimit.

Të dy të dyshuarit, janë dërguar në mbajtje.

37 gra u rrahën për 1 javë

18 shtator: Vjehrra ka rrahur rejën/ Deçan

18 shtator: Vjehrra ka raportuar rejën për keqtrajtim të nipit/ Gjakovë

18 shtator: Gruaja është rrahuar nga burri/Vushtrri

17 shtator: Burrë e grua janë rrahur/ Fushë Kosovë

17 shtator: Reja është rrahur nga vjehrra/ Obiliq

17 shtator: Gruaja është rrahur nga burri/ Prishtinë

17 shtator: Gruaja është rrahur nga ish bashkëshorti/ Rahovec

17 shtator: Gruaja është goditur nga burri/ Gjakovë

17 shtator: Gruaja është rrahur nga burri/ Vushtrri

16 shtator: Gruaja është rrahur nga burri/ Fushë Kosovë

16 shtator: Gruaja është rrahur nga bashkëshorti/ Ferizaj

16 shtator: Burri ka rrahur familjarët/ Prizren

16 shtator: Gruaja është rrahur nga burri/ Pejë

15 shtator: Burri në gjendje të dehur ka rrahur familjarët/ Suharekë

15 shtator: Gruaja është rrahur nga burri dhe kunati i saj/ Mitrovicë e Jugut

14 shtator: Gruaja është rrahur nga burri/ Lipjan

14 shtator: Gruaja është rrahur nga bashkëshorti/ Lipjan

14 shtator: Dy burra janë rrahur mes vete/ Prishtinë

14 shtator: Gruja është rrahur/ Prishtinë

14 shtator: Një burrë ka goditur një tjetët/ Malishevë

14 shtator: Gruaja është rrahur nga burri/ Gjakovë

13 shtator: Gruaja është rrahur nga burri/ Prishtinë

13 shtator: Gruaja është rrahur nga burri/ Lipjan

13 shtator: Gruaja është rrahur nga burri/ Fushë Kosovë

13 shtator: Gruaja është rrahur nga burri/ Prishtinë

13 shtator: Gruaja dhe djali i saj janë rrahur nga burri/ Gllogoc

13 shtator: Gruaja është rrahur nga vëllau/ Graqanicë

13 shtator: Burri është sulmuar nga burri/ Fushë Kosovë

13 shtator: Nëna është sulmuar nga djali/ Gjilan

13 shtator: Vajza është sulmuar nga babai/ Gjilan

13 shtator: Gruaja është sulmuar nga burri/ Prizren

13 shtator: 4 burra janë rrahur mes vete/ Pejë

13 shtator: Gruaja është kanosur nga burri/ Gjakovë

13 shtator: Gruaja është sulmuar nga burri/ Gjakovë

12 shtator: Gruaja është sulmuar nga burri/ Prishtinë

12 shtator: Dy burra janë rrahur mes vete/ Shtime

12 shtator: Dy burra janë rrahur mes vete/ Ferizaj

12 shtator: Është sulmuar një grua/ Vushtrri

12 shtator: Gruaja është ofenduar/ Mitrovicë Veriore

Lajme të ngjashme