Vërshimet në Skënderaj, fermerit nga Llausha i ngordhën 12 mijë pula: Dëmi është mijëra euro - NACIONALE

Vërshimet në Skënderaj, fermerit nga Llausha i ngordhën 12 mijë pula: Dëmi është mijëra euro

1 vit më parë

nga Blendrita Avdiu

Era e keqe kundërmon qindra metra larg dhe lloçi që vazhdon të jetë akoma i patharë tregon se një fatkeqësi natyrore ka ndodhur këtu. Vërshimet në Skenderaj, e kapluan edhe fermën e Liridon Gecit, i cili po vazhdon ende me tentimet për të pastruar fermën e tij të pulave. Si pasojë e kësaj gjëmë të madhe, Geci vlerëson se i kanë ngordhur hiç më pak se 12 mijë e 500. I gjithë investimi i tij mijëra euro është asgjësuar nga vërshimet që e goditën fermën e tij në Llaushë të Skenderajt.

Duke vazhduar drejtë fermës dukej një pamje jo e zakonshme, pasi akoma kishte mbetje të pulave dhe se e gjithë rruga që të qonte tek ferma ishte e mbuluar nga mbeturinat, mbeturina këto që i kishin sjellur vërshimet.

Nacionale qëndroi në Llaushë për të parë dëmin qe i është shkaktuar kësaj ferme. Pronari i saj, Liridon Geci na rrëfeu se nga 15 mijë pulat që kishte në fermë, i kanë shpëtuar vetëm 2 mijë e 500 pre tyre, ndërsa pjesa tjetër kanë ngordhur.

Ai tregon se në bazë të vlerësimeve që i janë bërë, besohet se dëmi i shkaktuar në këtë fermë nga vërshimet është 220 mijë euro.

Sipas llogaritjeve që i ka bërë komuna, dhe komisioni për vlerësim, dëmët janë diku 220 mijë euro.” - ka thënë ndër të tjera Geci.

Pulat e ngordhura i kanë “varrosur” në një gropë e cila është hapur nga Komuna e Skenderajt, e cila ka ndihmuar edhe në transportimit e tyre.

Së bashku me punëtor i kemi larguar nga ferma pulat e ngordhura dhe i kemi ngarkuar me një kamionë, edhe në bashkëpunim me komunën ata e kanë siguruar transportin edhe e kanë hapur një gropë në një fshat tjetër, edhe aty e kemi bërë groposjën e tyre.” - ka thënë Geci.

Sipas tij, nga gjithë kjo fatkeqësi kanë shpëtuar vetëm 2500 pula.

Kanë shpëtuar vetëm 2500 pula, kryesisht ato që ishin në pjesën e naltë të fermës, pra ne raftet e nalta, aty ku edhe nuk ka depërtuar uji”, ka thene Geci.

Përveç pulave që kamë ngordhur, ai ka theksuar se ka pasur edhe dëmë të tjera materiale. Geci tregoi se edhe një pjesë e mjeteve bujqësore i janë dëmtuar, përfshirë këtu edhe fermën.

Ferma është dëmtuar, pra janë dëmtuar muret, edhe kur ka depërtuar uji edhe tek mjetet bujqësore të cilat kanë kushtuar mjaftë shumë për t’i blerë”, ka thënë nder të tjera ai.

Geci i tregoi Nacionalës se edhe ato pula që kanë mbetur, duhet të largohen nga aty, pasi nevojitet pastrimi i fermës dhe dezinfektimi i saj.

Që nga dita e vërshimeve, e deri më sot kemi pasur vazhdimisht vizita nga komuna, edhe qeveria. Ka qenë për vizitë edhe kryeministri i Kosoves, Albin Kurti, i cili na ka premtuar që do të na qëndrojë pranë dhe do ta kemi edhe ndihmën e tyre”, tha mes tjerash Geci.

Komuna bashkë me Qeverinë e Kosovës i kanë premtuar që do ta ndihmojnë me mjete financiare, mirëpo deri sa të bëhet vlerësimi i dëmëve, Liridoni me dy punëtorët e tij do të merren njëherë me pastrimin e fermës.

Pas kësaj që ka ndodhur, e kemi shumë problem më mbijetu me këtë biznes, pasi edhe këto investime që i kemi bërë, pjesa më e madhe është me kredi përmes bankave.– deklaroi ai i mërzitur.

Lajme të ngjashme