Buzhala flet për rastin e gruas së drejtorit të policisë, kërkon masa ndaj të dyshuarit
Gazetari Berat Buzhala ka komentuar rastin e L. Muratit, e cila publikisht tregoi për denoncimin që ia ka bërë bashkëshortit të saj, të dyshuarit Riza Murati, drejtor për hetime të trafikimit me qenie njerëzore në Policinë e Kosovës.
Në komentin e tij, Buzhala ka theksuar se një numër i grave po marrin guxim që të flasin publikisht për dhunën të ushtruar nga bashkëshortet e tyre.
Buzhala vlerësoi se nuk duhet të ketë vend në institucione për njerëz që kanë prirje të tilla.