Vërshimet në Skenderaj shkaktojnë dëme milionëshe - NACIONALE

Vërshimet në Skenderaj shkaktojnë dëme milionëshe

1 vit më parë

nga NACIONALE

Të enjtën e javës që e lam pas, Kosova u ballafaqua në shumë qytete të saj me vërshime.

Njëra ndër komunat më të prekura nga vërshimet është ajo e Skenderajt. Në këtë komunë, tashmë është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.

E dëmet nga vërshimet po llogariten të jenë milionëshe. Kështu po deklaron kreu I komunës së Skenderajt, Fadil Nura.

Nura theksoi se kostoja e dëmeve arrinë vlerën e gati 15 milionë eurove.

“Pas vërshimeve gjendja është jashtëzakonisht e rënd sepse vërshimet kanë lënë shumë pasoja dhe dëme materiale si në ekonomi familjare, në biznese si dhe në prona bujqësore. Jemi duke u marrur me familjet e prekura por dëmet kanë një kosto të jashtëzakonshme për kapacitetet që ka komuna. Gjithsej deri tani rreth 15 milionë euro është kosto e dëmeve”, tha Nura për Front Online. Kreu i Skenderajt ka kërkuar ndihmën e Qeveriisë për t’I dalë ballë kësaj situate.

Nga niveli qendror kam marrë zotime që do të jenë pjesë e kompensimeve të dëmeve dhe mbetët të shihet. Ne presim që do të ketë një fond të mjaftueshëm për qytetarët nga Qeveria dhe është përgjegjësi e tyre që në raste të tilla t’i dalin në ndihmë qytetarëve”, u shpreh Nura.

Komunat më të prekura ditëve të fundit nga reshjet e shiut në Kosovë, janë Skenderaj, Mitrovica, Klina, Istogu dhe Podujeva.

Lajme të ngjashme