Sulmuan policët, arrestohen dy të dyshuarit – njëri lirohet menjëherë - NACIONALE

Sulmuan policët, arrestohen dy të dyshuarit – njëri lirohet menjëherë

1 javë më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të sulmit ndaj personit zyrtar.

Ngjarja ka ndodhur në Prizren, ku dyshohet të jenë penguar dhe sulmuar zyrtarët policorë.

Në lidhje me këtë rast, policia ka arrestuar dy të dyshuar.

“Prizren/ 18.04.2024-06:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kanë penguar dhe sulmuar zyrtarët policor. Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, kurse i dyshuari i dytë është liruar në procedurë të rregullt.” – ka thënë Policia e Kosovës.

Lajme të ngjashme