Treshe skandalesh për një ditë në Qeverinë Kurti: Çika e Gërvallës, Bulliqit dhe Rexhepit futen në punë - NACIONALE

Treshe skandalesh për një ditë në Qeverinë Kurti: Çika e Gërvallës, Bulliqit dhe Rexhepit futen në punë

1 vit më parë

nga Gazeta Nacionale

Është fillimi i korrikut, por historia është e njëjtë. “Rehatimi” i familjarëve të njerëzve të pushtetshëm të Qeverisë Kurti po vazhdon me shpejtësi. Pak a shumë, sikurse shtrirja e vajit në tepsi, për ta cituar për korrektësi gazetareske zëvendësministrin e Drejtësisë, Blerim Sallahu.

Kësaj radhe, pati kryesisht raportime për punësimin e vajzave të njerëzve të pushtetit nëpër institucione të vendit.

Vajza e zëvendëskryeministres Emilia Rexhepi, vajza e kryetarit të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e punë praktike për vajzën e mitur të ministres të Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, në institucionin që ajo e udhëheq.

Të fillojmë nga rasti i vajzës së gjeografit llapjan.

Dje gazeta Nacionale raportoi për punësimin e ri në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, që tashmëështë kthyer në “seli” të Lëvizjes Vetëvendosje. Aty e përzgjedhur për t’u punësuar është edhe vajza e Shpejtim Bulliqit, kryetarit të Podujevës nga radhët e partisë së udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.

Egzonë Bulliqi, vajza e kryetarit të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka marrë një kontratë në AKP, të cilën dikur VV premtonte ta shuante tërësisht. Vajza e gjeografit kryetar komune, është emëruar në pozitën e Ofruesit të Shërbimeve në Zyrën e AKP-së në Prishtinë.

Rekomandimi për emërimin e Egzonë Bulliqit në këtë pozitë është bërë nga Komisioni Përzgjedhës i Shërbimit Civili të AKP-së dhe është miratuar edhe nga drejtori menaxhues i këtij institucioni.

Egzonë Bulliqi ka qenë ndër kandidatet më të suksesshmë në këtë garë, sipas rezultateve të publikuara nga AKP në Prishtinë.

Me 87 pikë, ajo është renditur në vendin e 2-të në listë, duke u rekomanduar nga Komisioni Përzgjedhës i Shërbimit Civil të AKP-së.

Ndonëse Nacionale tentoi të marrë një qëndrim nga Bulliqi e vajza e tij, ata nuk kanë kthyer përgjigje.

Për më pak se 24 orë, nepotizmi i Qeverisë Kurti prodhoi edhe dy skandale të tjera.

E përfshirë në punësime nepotike është edhe zëvendëskryeministrja Emilia Rexhepi. Gazeta Kallxo.com ka shkruar se Sabina Rexhepi, vajza e zëvendëskryeministres Emilia Rexhepi, është punësuar në televizionin publik me kontratë të rregullt.

Sipas shkrimit, vajza e politikanes nga minoriteti boshnjak, ka punuar me kontratë mbi vepër për rreth shtatë vjet në kanalin e gjuhës serbe RTK2.

Madje, punësimin e ka pranuar edhe zëvendëskryeministrja, e cila tha se gjithçka shkoi në baza meritokratike.

“Po, është punësuar me konkurs. Ajo ka punuar në RTK2 rreth 7 vjet, me kontratë mbi vepër, dhe kur e kanë larguar prej punës, i kanë larguar edhe boshnjakët edhe turqit. Në atë kohë është hapë një konkurs në RTK1 për gjuhën boshnjake dhe ajo ka konkuruar dhe ka fituar me shumë poena.Edhe çfarë është problemi?”, deklaroi Rexhepi për Kallxo.com.

Ajo e mohoi ndikimin në këtë konkurs, duke ofruar një argument që zakonisht e bëjnë politikanët, sa herë punësojnë ndonjë familjar.

“Jo bre, çfarë, ajo është një studente e mirë me krejt notat e mira.Ajo e ka merituar sepse 7 vjet ka punuar në gjuhën serbe në RTK2”, nënvizoi Rexhepi.

Një tjetër skandal, e që u raportua nga Demokracia.com, ishte aii ministres Donika Gërvalla.

Demokracia.com raporton se vajza e ministres Donika Gërvalla, Nora Schwarz, mori certifikatë brenda MPJD, institucion që drejtohet nga nëna e saj.

Madje, në raportimin në fjalë pretendohet se Nora Schwarz ka ndjekur një kurs të praktikës brenda institucionit që nëna e saj e drejton, gjatë kohës kur ishte e mitur.

"Ne jemi gati të presim nxënësen midis 10 janarit dhe 28 janarit 2022, Nora Schwarz, të gjimnazit (Gymnasium) am Oelberg, Königsëinter-Oberpleis për një praktikë studentore në institucionin/shtëpinë tonë",thuhet në një dokument të publikuar nga Demokracia.com, të lëshuar nga ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Lajme të ngjashme