Chollet i qartë: Me Vuçiqin fola për rëndësinë e shtensionimit të mënjehershëm në veri të Kosovës
Dereck Chollet, zëvendës sekretar amerikan i Mbrojtjes, ka telefonuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ndaj këtij të fundit, pra Vuçiqit, Chollet e kishte një kërkesë të qartë.
Në bisedën me Vuçiqin, Chollet i kërkoi atij të shtensionojë menjëherë situatën dhe të shmang veprimet që mund të nxisin më tej tensione.
“Fola me presidentin Vuçiq për rëndësinë e shtensionimit të menjëhershëm në veri të Kosovës. Humbja tragjike e jetës nënvizon nevojën urgjente për të rivendosur qetësinë dhe për t’u kthyer në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.” – shkroi Chollet në X.
Spoke to President Vucic @predsednikrs on the importance of immediate de-escalation in the north of Kosovo and avoiding actions which could further inflame tensions. The tragic loss of life underscores the urgent need to restore calm and return to the EU-facilitated Dialogue.
— Derek Chollet (@CounselorDOS) September 26, 2023