Berisha kritikon Kurtin e Haxhiun, ankohet se Sekiraqës iu bë gjyq në Facebook
Besnik Berisha, avokat që aktualisht po e mbron Enver Sekiraqën, ka folur në lidhje me dyshimet se klienti i tij është arratisur nga Kosova.
Në fjalën e tij, Berisha ka pretenduar se Sekiraqa ka probleme shëndetësore.
Tutje, Berisha ka përmendur edhe kryeministrin Albin Kurti e ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
“Është dënu (Sekiraqa v.j.), por këta gjyqtarë nuk kanë me ndërru tash pse ka dalë kryeministri Kurti në shkelje të të drejtave kushtetuese e konventave. Me leje, e as ministrja e Drejtësisë që ka bërë gjykim në Facebook, e as Këshilli Gjyqësor që në mënyrë skandaloze ka suspend një gjyqtar” – tha Berisha në RTV Dukagjini.