Hovenier sonte në "Klan Kosova", pak ditë pasi pushteti i Kurtit ia pezulloi certifikatën e biznesit - NACIONALE

Hovenier sonte në "Klan Kosova", pak ditë pasi pushteti i Kurtit ia pezulloi certifikatën e biznesit

10 muaj më parë

nga Gazeta Nacionale

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, është sonte i ftuar në Klan Kosova, në një intervistë ekskluzive për televizionin që u sulmua ditë më parë nga Qeveria Kurti. Në fakt, kjo është një intervistë e rrallë e ambasadorit amerikan në televizionet kosovare gjatë muajit të fundit, ku Hovenier pritet të deklarohet për çështjet më aktuale, përfshirë marrëdhëniet e trazuara mes Qeverisë Kurti dhe ShBA-së.

Adriatik Kelmendi, autor dhe moderator i “Rubikonit”, njoftoi për intervistën me ambasadorin amerikan.

Në paralajmërimin e tij, Kelmendi tregoi se ambasadori amerikan ka dhënë përgjigje të drejtpërdrejta në çështjet më të nxehta në vend dhe rajon.

“Shkojmë sonte me një ekskluzive në këto momente shumë të rëndësishme me të parin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ambasadorin Jeffrey Hovenier.

Përgjigjje të drejtpërdrejta në çështjet më të nxehta në vend dhe rajon.” – shkroi Kelmendi.

Ndryshe, ambasadori amerikan jep intervistë në Klan Kosova, pak ditë pas pezullimit të certifikatës së binzesit të këtij medium nga ana e ARBK-së, një nismë që u kritikua gjërësisht në Kosovë. Kujtojmë që për goditjen ndaj Klan Kosovës kishte reaguar edhe Ambasada e ShBA-së, duke theksuar se po e percjell nga afër këtë ngjarje.

“Jemi në dijeni të vendimit dhe po e përcjellim këtë çështje për së afërmi.” – deklaroi ambasada e ShBA-së.

Tutje, ambasada amerikane ka deklaruar se vendimi ndaj Klan Kosovës duket se është marrë papritmas.

“E vëmë në pah që duket se vendimi është marrë papritmas dhe që heqja e licencës së ndonjë medie është hap i rëndësishëm që kërkon shqyrtim të hollësishëm.” - vazhdon tutje reagimi i ambasadës së SHBA-së.

“Siç e kemi thënë vazhdimisht, mediat e lira dhe të pavarura janë thelbësore për demokracitë e forta dhe të qëndrueshme.” - përfundon Ambasada e ShBA-së.

Në një intervistë javë më parë, ambasadori amerikan ishte parë jashtëzakonisht i shqetësuar për situatën në veri dhe marrëdhëniet mes Kosovës dhe ShBA-së. Madje, situatën e kishte cilësuar me një metaforë brengosëse, duke theksuar se "shtëpia është në flakë".

“Mendojmë se kjo është çështje shumë urgjente. Krahasimi që kam marrë është ai me një shtëpi që po digjet. Prandaj, mendoj që duhet të hiqet së pari zjarri. Ne presim që Qeveria të ndërmarrë veprime tash... Besojmë që Qeveria nuk duhet të insistojë që kryetarët të punojnë nga ndërtesat e komunave. Qeveria duhet të gjejë vende alternative pune për ta. Nuk e dimë pse nuk po i përdor të njëjtat vende alternative ku janë betuar.” – vazhdoi tutje ai.

Lajme të ngjashme