Donika Gërvalla, ministrja më e dobët e Qeverisë Kurti sipas lexuesve të Nacionales - NACIONALE

Donika Gërvalla, ministrja më e dobët e Qeverisë Kurti sipas lexuesve të Nacionales

1 vit më parë

nga NACIONALE

Donika Gërvalla është ministrja më e dobët e kabinetit qeveritar Kurti II, sipas lexuesve të Nacionales.

Në pyetjen e ditës, si kategori e ndarë e Gazeta Nacionale në rrjetin social "Viber", ku numërohen mbi 13 mijë anëtarë: Cili prej ministrave të Qeverisë Kurti është më i dobëti?, triumfoi për të keq, ajo e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Nga 1873 anëtarë sa morrën pjesë në votim, mbi 1000 sosh, ose 55% e pjesëmarrësve mendojnë se Gërvalla ka regjistruar punën më të keqe.

Gërvalla-Schwarz, përveç postit të ministres së jashtme, ekzekuton edhe atë të zëvendës-kryeministres së parë, por që deri më tani në pak raste e ka dëshmuar se e meriton udhëheqjen e një dikasteri të tillë, e goxha të rëndësishëm për një vend si Kosova.

Huqjet në rrjetin social "Twitter", paraqitjet e dobëta televizive e takime "aksidentale" që mund të dëmtonin shtetin tonë në politikën e jashtme, qenë pikat negative të rrugëtimit të saj të deritanishëm.

Interesante është edhe pozita e dytë. Aty renditet ministrja e arsimit, Arbërie Nagavci. Ajo siguroi 11% të votave, kurse në podiumin negativ arriti të sigurojë vend edhe Hekuran Murati, me 8%.

Pastaj vijnë Xhelal Sveçla, Albulena Haxhiu e Rifat Latifi.

Më poshtë edhe sondazhi i plotë, teksa ftojmë poashtu lexuesit tanë që KËTU të bëhen pjesë e grupit tonë në "Viber", si një nga format e shumta të bashkëpunimit: media - lexues.

/Nacionale/

Lajme të ngjashme