Ndërron jetë personi që u ther me thikë në Fushë Kosovë - NACIONALE

Ndërron jetë personi që u ther me thikë në Fushë Kosovë

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Një therje me thikë ka ndodhur në orët e vona në Fushë Kosovë. E njëjta rezultoi fatale.

Këtë e konfirmoi para pak çastesh edhe Policia e Kosovës. Zëdhënësja për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për Nacionalen se ngjarja ndodhi rreth orës 22:00, teksa thuhet që akti të jetë kryer me mjet të mprehtë.

"Sot rreth orës 22:00 policia ka marrë informatën për një lëndim të rëndë trupor, në rrugën "Pjetër Budi", në Fushë Kosovë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore", tha fillimisht Ahmeti.

Tutje ajo bëri të ditur se hetuesit policorë janë duke punuar në ndriçimin e rrethanave.

"Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se nga një mjet i mprehtë, lëndime të rënda trupore, ka pësuar një person, mashkull, i cili është dërguar për tretman mjekësor, në QKUK, nga ku jemi njoftuar se personi i lënduar nuk ka arritë të përballoj plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar në ndriçimin, sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje".

Lajme të ngjashme