Qytetarit i qëndron shtylla e rrymës mbi shtëpi, shteti ‘këqyr seri’ - NACIONALE

Qytetarit i qëndron shtylla e rrymës mbi shtëpi, shteti ‘këqyr seri’

3 vjet më parë

nga Eriola Cacaj

Erërat e forta dhe reshjet e shiut që ndodhën ditëve të fundit në vendin tonë kanë lënë pasoja të shumta në shtëpitë e shumë qytetarëve. Por, te njëri prej tyre pasoja është e evitueshme e megjithatë nuk po zgjon reagimin e organeve përkatëse.

Pas vërshimeve në Skenderaj, Istog, Klinë dhe Mitrovicë, qytetarët e Malishevës kanë disa probleme të tjera.

Tash e disa ditë, shtylla elektrike qëndron mbi shtëpinë e një banori të fshatit Mleqan të Komunës së Malishevës.

Ani pse rastin e ka lajmëruar tek institucionet përgjegjëse, Faik Zogaj pronari i kësaj shtëpie ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale se ka katër ditë që kjo shtyllë elektrike është duke qëndruar mbi shtëpinë e tij.

Zogaj ka treguar se ka dërguar kërkesë për heqjen e shtyllës tek KEDS-i në Malishevë, në zyrën qendrore në Prishtinë, dhe së fundmi ka njoftuar edhe Policinë e Kosovës.

E kemi njoftu edhe Policinë e Kosovës edhe KEDS-in në Prishtinë qendra, ende nuk kemi marrë përgjigje. Shtylla është e rrezuar që 4 ditë dhe është rrëzu si pasoj e erës së fortë, dhe ajo është e një kujshie dhe aj kujshia nuk ka intervenu se fundi fundit nuk punon as aj në KEDS, e gjitha kjo është punë e KEDS-it. Sot i kam paralajmëru se që nuk vinë me heq kom me pre krejt. Prej që është rrëzuar kam dërgu kërkesë të KEDS-i për intervenim në Malishevë, në Prishtinë si edhe Policia në Malishevë janë të njoftuar edhe ju kom thonë se prej nesër më nuk marrë asnjë përgjithësi.” – ka thënë ai.

Zogaj tutje ka treguar se shtylla mbi shtëpinë e tij paraqet rrezik, pasi që në disa pjesë kabllo është edhe e zhveshur.

Kjo përbën rrezik edhe ma shumë se në tre vende kabllo është e zhveshur edhe krejt shihet se janë të lëshuara në tokë. Te ne këtu në Malishevë kemi edhe probleme të tjera, as rryma nuk o cilësorë, ka reduktime të shpeshta edhe kur të vjen rryma, vjen me cilësi shumë të dobët.” – ka thënë Zogaj për Gazetën Nacionale.

Gazeta Nacionale i është drejtuar KEDS-it për të marrë një përgjigje lidhur më këtë.

Margarita Rashiti nga KEDS, ka thënë për gazetën se konsumatori duhet të kërkoj zgjidhje teknike në KEDS, ndërsa zhvendosjen duhet ta bëjë vetë.

Lidhur me këtë, për zhvendosje të shtyllës konsumatori duhet të kërkojë zgjidhje teknike në KEDS. Pasi ti jepet zgjidhja teknike me të gjitha detajet që duhet të ndermirën nga vet konsumatori, zhvendosjen e shtyllës duhet ta bëjë në mënyrë vetanake. Sipas rregullores, zhvendosjen nuk e bën KEDS, por vet konsumatori.” – ka thënë Rashiti.

Qytetarët e Malishevës tash e disa javë janë duke u përballur edhe me reduktime të ashpra të rrymës.

Gazeta Nacionale kishte raportuar për reduktime të ashpra në komunën e Malishevës ditë më parë. Qytetarët e shumtë kanë treguar se këto reduktime po vazhdojnë edhe tash.

Rreth kësaj qytetarët e Malishevës janë detyruar që të gjejnë alternativa të tjera.

Gjeneratorët dhe bombolat e gazit janë bërë ‘miq’ të fortë të banorëve në Malishevë, pasi që këto dy alternativa kanë ndihmuar këta qytetarë që të tejkalojnë krizën me reduktime energjetike.

Lajme të ngjashme