KEDS: Nuk ka reduktime, ka vetëm punime të planifikuara
Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike ka mohuar lajmin se në Kosovë do të ketë reduktime.
Përmes një postimi në Facebook nga KEDS, nuk ka reduktime askund por vetëm disa punime të planifikuara në disa zona.
“KEDS demanton lajmin e publikuar në disa nga portalet me të njohura të vendit që gjoja ka reduktime. Kjo nuk është e vërtetë. Nuk ka reduktime askund. Ka punime të planifikuara në disa zona që bëhen për përmirësim të rrjetit elektrik por që përfshijnë numër të kufizuar të konsumatorëve. Nga ato media kërkojmë të korrigjohet lajmi”, thuhet në njoftimin e KEDS.