Qysh ndikojnë tensionet në veri te bizneset dhe investimet e huaja në Kosovë? - NACIONALE

Qysh ndikojnë tensionet në veri te bizneset dhe investimet e huaja në Kosovë?

3 vjet më parë

nga Shkëlqim Beqiri

Tensionet në veri të vendit përveç dëmeve politike ato shkaktojnë edhe dëme në aspektin ekonomik. Zana Beqiri, Drejtore Ekzekutive në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, ka vënë në pah rreziqet që prodhon në sektorin e ekonomisë situata e krijuar në veri të vendit. Kjo dhomë i ka shkruar edhe një letër kryeministrit Kurti.

Pamjet e dhunës në veri të vendit e dërgimi i trupave ushtarke të KFOR-it dhe rritja e numrit të tyre, në aspektin e sigurisë mund të mirëpriten, mirëpo në aspektin ekonomik, këto lëvizje shkaktojnë dëme.

Raportimet ndërkombëtare dhe paraqitja e situatës në Kosovë frikëson edhe investitorët e huaj që potencialisht do të investonin në Kosovë.

Kështu, në Kosovë ka pasur reagime të ndryshme për gjendjen e krijuar pas tensionve në veri të vendit.

Nacionale ka biseduar me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës për të kuptuar se cili është ndikimi tek investitorët e huaj dhe tek bizneset situata e tensionuar në veri të vendit.

Drejtoresha Ekzekutive e DhTIK-së, Zana Beqiri, kanë bërë të ditur se nuk kanë marrë përgjigje nga kryeministrit i Kosovës në letrën që ia kanë dërguar atij rreth situatën në veri dhe shqetësime të tjera të binezeseve.

Duke pasur parasysh situatën e sigurisë në veri, posaçërisht duke ditur se si mund të perceptohet nga investitorët e jashtëm, por edhe ata të brendshëm, ne kemi përcjellë edhe këto dite përmes një letre drejtuar Kryeministrit, Z. Albin Kurti, shqetësimin e bizneseve që përfaqësojmë, për mungesën e ndonjë oferte konkrete për investime strategjike, mungesën e një Ligji për Investime të përshtatur me nevojat e tregut, por ende nuk kemi përgjigje.” – kanë bërë të ditur.

Më tej, Beqiri ka thënë se sektori privat edhe investitorët e huaj hezitojnë të investojnë në Kosovës për shkak të ndikimi negativ që prodhojnë tensionet dhe mungesa e sigurisë

Kësisoj sipas saj, pasiguria ndikon që Kosova të jetë më pak atraktive për investime afatgjata.

Pra, sa herë që ne si shtet, dalim nëpër lajme të botës për probleme me sigurinë, pavarësisht se kush ka faj, gjithmonë ndikon negativisht në parametrat matës për investime. Në kushtet tona, sektori privat dhe ai ndërkombëtar heziton të investojë, sepse siguria ndikon direkt në rritjen e risqeve për kompanitë, njëherësh rritjen e kamatave dhe të gjitha kostove shoqëruese. Duke ndikuar kështu që ne si vend, krahasuar me rajonin, të jemi me pak atraktiv për investime afatgjata. Për sigurinë në vend është përgjegjësi e secilit prej nesh të bashkëpunojmë me organet e rendit në çdo situatë tensioni.” – kanë thënë ajo.

Tutje, kjo situatë i dëmton edhe bizneset por edhe qytetarët, të cilat Beqiri i ka përmendur më poshtë:

Siç e thash, në situata tensionesh, çdo produkt i kushton biznesit me shtrenjtë, ndërsa qytetarit jeta i bëhet më e vështirë, duke filluar nga vonesat dhe problemet me udhëtime e transport e deri tek problemet e krijuara me imazhin për sektorin e hotelerisë dhe turizmit. Pra paqeja kushton, por prapë është me e lirë në euro sesa tensionet, në kohë krize botërore.” – ka thënë ajo.

Duhet të kujtojmë se komunat në veri të vendit, sipas raportit të Thesarit të Kosovës, për tre muaj e parë të vitit 2023, nuk kanë realizuar asnjë shumë për investime kapitale.

Ndërkaq, për shkak të tensioneve në veri, NATO në kuadër të KFOR-it ka shtuar numrin e trupave edhe për 700 pjesëtarë.

Këto ditë situata në pjesën veriore të vendit është me qetë edhe pse protestat e serbëve kundër kryetarëve të rinj shqiptarë po vazhdojnë.

Lajme të ngjashme