Pse Agjencia e Statistikave e fshiu tabelën ku publikoheshin çmimet ditore? - NACIONALE

Pse Agjencia e Statistikave e fshiu tabelën ku publikoheshin çmimet ditore?

10 muaj më parë

nga Shkëlqim Beqiri

Po thuhet nga ana e pushtetit se çmimet e produkteve kanë filluar të normalizohen. Ndërkohë, pushteti po gjen kohë edhe të akuzojë partitë opozitare, për rritje të çmimeve. Në anën tjetër, një veprim të çuditshëm e ka marrë Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Agjencia e Statisiktave të Kosovës që funksioni brenda Zyrës së Kryeministrit, ka qenë disa herë temë për shkak të raporteve që i kishte fshirë dhe rikthyer por me të dhëna të tjera.

Për shembull, në muajin janar, ASK kishte fshirë një raport, për ta ribotuar sërish, por duke e rritur “rritjen” reale nga 2,07 për qind në 3,26 për qind.

Tash ASK-ja ka bërë një veprim tjetër. Kjo agjenci ka fshirë tableën për çmimet ditore të produkteve.

Sipas ASK-së tabela më nuk është e nevojshme pasi ka normalizim të çmimeve.

Në një përgjigje për Nacionalen, ASK-ja ka thënë se përcjellja e çmimeve ishte vendosur për gjatë kohës kur kishte lëvizjes të çmimeve, por tash sipas tyre, nuk ka lëvizje të çmimeve.

Percjellja e disa çmimeve ne baza ditore eshte vendose nga menaxhmenti i ASK-se ne kohen kur kishte levizje te çmimeve brenda dites, dhe ka zgjate per rreth nje vit.” – thuhet në përgjigjen e tyre.

Tutje, ASK-ja kanë thënë se meqë janë normalizuar çmimet nuk e kanë parë të nevojshme që të ekzistojë tabela për çmimet ditore.

Tani qe kemi nje stabilizim te çmimeve, dhe egziston publikimi mujore i Indeksit te Harmonizuar te Çmimeve te Konsumit (IHÇK), nuk e kemi pa te nevojshme qe te vazhdojme edhe me tutje.” – kanë thënë nga ASK-ja.

Për veprimin e ASK-së, reagoi edhe Edison Jakurti, ish-zëvendësministër i Tregtisë dhe Industrisë gjatë qeverisë Kurti 1.

"Agjencia e Statistikave të Kosovës jo veç që e ka ndalë observimin e çmimeve në bazë ditore, për një set produktesh bazike, por edhe i paska largu të dhënat nga databaza publike. A ka shpjegim për këto veprime? Fatkeqësisht, gjendja në terren nuk përmirësohet duke e fshehë diagnostifikimin e saj.” – shkroi ai në profilin e tij.

Ndërkohë, këto ditë ka nisur një përplasje mes LDK-së dhe VV-së për punën e çmimeve.

E derisa kjo përplasje ndodh, qytetarët përditë varfërohen duke paguar më shumë se që kanë paguar para disa vitesh.

Një deklarim i ministrit të Financave Hekruan Murati, ngriti në këmbë LDK-në, ngaqë nuk është hera e parë që akuzon direkt këtë subjekt politik për punën e çmimeve.

Murati tha se “çmimet kanë filluar t’i kthehen normalitetit.

Pastaj, Murati e pranoi vet që ka ende shumë produkte tjera të cilat vazhdojnë të kenë çmime përtej normales, si rezultat që tregtarët dëshirojnë të fitojnë më shumë.

E për të parandaluar këtë gjë, Ligji për Çmimet Tavan, do të ishte çelësi sipas tij.

Këtë Ligj, LDK-ja e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese, pasi për ta është anti-Kushtetuese.

Por, sipas Muratit të cilit i ka penguar dërgimi i këtij ligji në Kushtetuese, fajin për çmimet e larta e ka LDK-ja që sipas tij, për këtë parti më e rëndësishme është rritja e fitimeve për tregtarët sesa mirëqenia e qytetarëve.

Ky deklarim i dhezi motorat e LDK-së. Bile kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku ishte i pari që reagoi ndaj Muratit.

Ai ia vizatoi inflacionin, shtrenjtimin e çmimeve përgjatë dy viteve të fundit duke thënë qendrimet e pushtetit janë “Një tjetër përpjekje mashtrimi.”

Tutje ai tha se “çfarë është blerë me 105 euro në shkurt të vitit 2021, sot duhet të blihet me 127. Dhe rritja vazhdon. Sepse paaftësia kushton e propaganda s’bën zgjidhje.

Dikujt nga Vetëvendosje, i pengoi që Abdixhiku ia vizatoi inflacionin.

Ishte deptuteti i VV-së, Mefail Bajqinovci që tentoi të ironizojë me shkrimin e kryetarit të LDK-së.

Gjallë qenka Lumiri. Tash paska fillu me vizatu. Me herët i bike pianos.” – shkroi Bajqinovci në Facebook.

Por LDK-ja nuk u ndal me kaq. Deputetja e kësaj partie, Hykmete Bajrami, doli me të dhëna, teksa natyrisht kërkoi që të ndalet manipulimi me shifra

Në krejt këtë debat për çmimet, nuk u përfshinë partitë tjera, pra PDK-ja e AAK-ja.

Lajme të ngjashme