Ku janë numrat? Kosova me mungesë statistikash, shumë prej tyre nga viti i largët 2014 - NACIONALE

Ku janë numrat? Kosova me mungesë statistikash, shumë prej tyre nga viti i largët 2014

1 vit më parë

nga Shkëlqim Beqiri

Shpeshherë në Kosovë dëgjojmë politikanët e vendit teksa flasin për të dhëna e statistika nga më të ndryshme, si numri i të papunëve ose të punësuarve, niveli i pagave, investimet e huja, e të dhëna të tjera. Mirëpo në ndërkohë, mungesa e të dhënave e vonesa e tyre është çështje problematike pasi politikat qeveritare bazohen edhe në të dhëna.

Institucionet në Kosovë që merren me mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave, janë Agjenica e Statistikave të Kosovës (ASK), Banka Qendrore e Kosoëvs (BQK) dhe Ministria e Financave (MF).

Por, edhe këto institucione kanë mungesë të të dhënave dhe kjo gjë e vështirëson edhe më shumë punën e kujtdo që i duhen të dhënat për çfarëdo pune.

Për shembull në ASK nuk mund të gjeni Anketën e Fuqisë Punëtore (AFP) për vitin 2022, teksa ne jemi në vitin 2023.

Aty mund të gjendet vetëm AFP-ja e viti 2021, pra të dhënat janë vetëm të asaj kohe dhe nuk mund të llogaritësh se janë të sakta dhe që vlejnë edhe për vitin 2022 apo 2023.

Po ashtu, Rezultatet e Anketës mbi të Ardhurat dhe Kushtetet e Jetesës janë vetëm të vitin 2020, pra tri vite mungojnë.

Tutje, Anketën e Ekonomive Bujqësore në ASK mund ta gjeni vetëm të vitit 2020, ngjashëm është edhe me të dhënat për “Nivelin e Pagave në Kosovë” të cilat janë vetëm të vitit 2021.

Ose te Regjistrimi i Bujqësisë nuk ka të dhëna që nga viti 2014.

E për mugesën e të dhënave, Nacionale pyeti ASK-në, të cilët dhanë përgjigje gjysmake.

Ata u arsyetuan për mungesën e të dhënave duke thënë se kanë treguar aryset pse janë vonuar.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon të dhëna statistikore sipas Kalendarit të publikimeve, i cili gjenerohet sipas Planit vjetor të ASK-së. Me përjashtim të Tregut të punës, që ka pasur ngecje për shkak të Pandemisë dhe mungesës së anketuesve në vitin 2021, të tjera publikime i kemi publikuar në kohë. Aty ku kemi pasur vonesë e kemi bërë publike arsyeshmërinë e vonesës.” – thuhet në përgjigjen e tyre.

Mungesa dhe vonesa e raporteve dhe të dhënave ndodhë edhe në BQK. Edhe në BQK të dhënat publikohen dy-tri vitet prapa.

BQK u arsyetua për Nacionalen duke thënë se “raportet që po iu referoheni, kanë frekuenca të ndryshme publikimi”.

Të “Vlerësimi Tremujor i Ekonomisë” sipas BQK-së të dhënat mungojnë pasi duhet presin të dhënat nga sektorët e tjerë dhe do “përpunohen këto ditë”.

Vlerësimi tremujor i ekonomisë është raport tremujor dhe është subjekt i finalizimit të të dhënave të gjithë sektorëve (nga Departamentet/Institucionet përkatëse), dhe fillon të përpunohet këto ditë nga Departamenti i Analizave Ekonomike dhe Stabilitetit Financiar dhe të finalizohet për publikim. Ndërsa Raporti i Stabilitetit Financiar, është raport që publikohet një herë në vit dhe përpunimi i tij fillon këto ditë e finalizohet në gjysmën e parë të vitit. Andaj ju informojmë se nuk ka vonesë në të dhëna. Përveç Raportit Mujor – raportet tjera janë raporte analitike dhe si të tilla, janë subjekt i përpunimit të të dhënave dhe analizimit të tyre.” – thuhet në arsyetimin e BQK-së për Nacionalen.

Mungesa e të dhënave është çështje shqetësuese edhe për gazetarët dhe organizatat e ndryshme jo qeveritare.

Për kryeredaktorin e gazetës Nacionale, Jetlir Buja, mugesa e të dhënave e rrit hapësirën për manipulime dhe keqpërdorime.

Të dhënat e besueshme janë me interes të veçantë sipas Bujës dhe se ato duhet të mungesa e tyre e ul besueshmërinë e secilit raportim.

Statistikat kredibile e të besueshme që kanë një pranim unanim nga të gjitha grupet e interesit janë interes vital i secilit qytetar që kërkon të përfshihet në jetën publike, apo thjesht të kuptojë diçka nga rrethana e përgjithshme. Mungesa e këtyre numrave na çon drejt një mungese edhe më të madhe: atë të një toke të përbashkët, ku gravitojnë ndasitë apo interpretimet tona të ndryshme. Mungesa e statistikave të besueshme e ul besueshmërinë për secilin raportim, secilin pretendim dhe njëkohshëm rrit hapësirën për manipulime e keqpërdorime alarmante. E po ashtu, e rrit edhe polarizimin e panevojshëm politik e social.” – ka thënë ai.

Një shqetësimi për mungesën dhe vonesën e të dhënave, ditë më parë e kishte ngritur edhe Agron Demi nga instituti GAP.

Demi në Facebook kishte thënë se të dhënat në Kosovë publikohën një vit pas.

Sot në ShBA janë publiku të dhënat për tregun e punës për muajin janar 2023, vetëm tri ditë pas përfundimit të muajit. Në Kosovë, në dhjetor të 2022 janë publiku të dhënat për tregun e punës për vitin 2021, plot 351 ditë pas përfundimit të vitit.” – kishte shkruar ai në Facebook.

Lajme të ngjashme