"Sistem komunist”: LDK-ja i reagon ashpër Muratit pasi i akuzoi për çmimet e larta të produkteve - NACIONALE

"Sistem komunist”: LDK-ja i reagon ashpër Muratit pasi i akuzoi për çmimet e larta të produkteve

1 vit më parë

nga Arta Avdiu

E hëna ka qenë e “ndezur” sa i përketë ekonomisë. Si rrallëherë, ekonomia, më saktësisht çmimet e produkteve, ka qenë në fokus të pushtetit e opozitës, duke ngjallur një debat virutal. E gjitha filloi për shkak të një statusi të ministrit Hekuran Murati, i cili e akuzoi LDK-në se ndikoi në rritjen e çmimeve të produkteve, pasi e dërgoi ligjin për çmimet tavanë në Gjykatën Kushtetuese.

E më pas LDK ka lëshuar një mori akuzash kundër Qeverisë Kurti 2, për mospunë, përshkeljen e Kushtetutes dhe pagesën e rrymes për serbët në veri. Nga LDK-ja u deklaruan, sigurisht përmes statuseve në Facebook, njerëzit më të rëndësishëm të saj për ekonomi, përfshirë ish-kryeministrin Avdullah Hoti.

Çka ndodhi?

Hekuran Murati, ministër i Financave, Punës dhe Transfereve, ka kritikuar LDK-në për çmimet e larta për grurë dhe vaj.

Me anë të një postimi në Facebook, Murati ka thënë se ka thënë se çmimet e importit për vaj dhe grurë kanë rënë, por se kosovarët po i paguajnë më shtrenjtë për shkak se LDK e ka dërguar Ligjin për Çmimet Tavan në Gjykatën Kushtetuese.

“Çmimi i furnizimit nga importi për vaj ushqimor ka rënë në 1.05 euro/litër.

Çmimi i furnizimit nga importi për grurë ka rënë në 0.24 euro/kg.

Ligjin për çmimet tavan, LDK e dërgoi në Gjykatë Kushtetuese.

Prandaj qytetarët vazhdojnë të paguajnë më shtrenjtë se që do duhej për vaj, miell e bukë.” - ka shkruar Murati.

Për këto akuza, LDK reagoi menjherë, duke i kërkuar Qeverisë që t’i ndalin ankesat. Ish-ministrja e Financave aktualisht deputete e LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se Ligji të cilin ai e përmend nuk adreson çështjen e inflacionit dhe as atë të manipulimeve me çmime.

Sot, Murati qenka anku se si LDK s’po e lejon me e shkelë Kushtetutën!” – ka shkruar ajo ndër të tjera.

Tutje, ajo i ka treguar Muratit edhe mekanzima të tjerë të cilët mund të mbrojnë konsumatorët nga çmimet e larta.

Ky vend e ka Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës, ka Inspektorat të Tregut dhe i ka krejt mekanizmat e nevojshëm për të marrë masa sa herë që dëshmohet se dikush po spekuplon me pozitën dominuese në treg apo po spekulon me çmime. Krejt çka i duhet kësaj Qeverise është që pas dy viteve pushim me fillu me punu, që këto mekanizma me i shti në funksion dhe me i implementu ligjet që janë në fuqi.” – ka thënë ajo.

E më pas edhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Financave. Ai ka thënë se nuk pajtohet me kufizimin e çmimeve, duke shtuar se inflacioni mund të kufizohet me ligj vetëm në sistemet komuniste.

Po të mund të kufizohej me ligj rritja e çmimeve në ekonominë e tregut, sigurisht se gjermanëve, amerikanëve, britanezëve, e shumë të tjerëve që kanë ekonomi tregu, do u

kishte ra ndërmend deri më tani. Në fakt, po, inflacioni mund të kufizohet me ligj, por vetëm në sistemet komuniste”, ka shkruar Hoti.

E akuza ndaj Qeverisë parti edhe zyrtari tjetër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi.

Azemi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ndarja e 100 milionë eurove për faturat e energjisë për serbët në veri është padrejtësi ndaj qytetarëve të Kosovës.

Në dy vitet e kësaj qeverie, ndarja e 100 milionë eurove për faturat e energjisë në veri të Kosovës, është vezhdimësi e padrejtësisë dhe diskriminimit për qytetarët e tjerë. Kjo gjë u dëshmua edhe nga Supremja ditë më pare”, ka shkruar Azemi.

Tutje, ai ka thënë se Kurti përkundër premtimeve të tij, në pushtet vazhdoi praktiken e PAN-it.

Pushteti aktual ndonëse kishte premtuar se për këtë çështje do të shohim diçka tjetër, realisht vazhdoi këtë praktikë të PAN-it, duke subvencionuar atë pjesë të qytetarëve në veri, në kurriz të shumicës tjetër. Deri sot, nuk pamë alternativë se si të zgjidhet kjo. Zor që do të shohim edhe tash e tutje zgjidhje të kësaj çështjeje dhe problemeve e halleve të qytetarëve nga kjo qeveri”, ka shkruar Azemi.

Lajme të ngjashme