Thaçi bën thirrje për konsensus politik: Uluni bashkë - NACIONALE

Thaçi bën thirrje për konsensus politik: Uluni bashkë

3 javë më parë

nga NACIONALE

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë thirrje për një tryezë të përbashkët mes pozitës dhe opozitës për të arritur marrëveshje rreth çështjeve me rëndësi strategjike për vendin.

Në një intervistë për RTV Dukagjini, Thaçi ka thënë se partitë politike duhet të dakordohen për zotime të përbashkëta në fushën e sigurisë nacionale, reformave demokratike dhe asaj elektorale.

Ai ka përmendur si mundësi edhe zgjedhjen e drejtpërdrejtë të presidentit nga qytetarët, me qëllim të shmangies së krizave institucionale.

Sipas Thaçit, konsensusi duhet të përfshijë edhe politikën e jashtme, marrëveshjet ndërkombëtare, investimet në mbrojtje, integrimin në NATO dhe Bashkimin Evropian, si dhe raportet me SHBA-në e Shqipërinë. Ai ka përmendur gjithashtu edhe dialogun me Serbinë si një prej çështjeve që kërkon dakordim politik.

Lajme të ngjashme