Çmimet pa tavan: Pushteti po e fajëson LDK-në, por ku mbetën inspektorët e premtuar? - NACIONALE

Çmimet pa tavan: Pushteti po e fajëson LDK-në, por ku mbetën inspektorët e premtuar?

1 vit më parë

nga Shkëlqim Beqiri

Ministri i Financave, Hekuran Murati por edhe kryeministri, Albin Kurti vazhdojnë të ankohen pse LDK ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për çmimet tavan. Akuzat ekzkutivit ndaj LDK-së vazhdojnë, teksa pushetit harron që kanë duar edhe mekanzima tjerë për ndalimin e manipulimeve me çmimet e produkteve bazike. Në anën tjetër produketet elementare vazhdojnë të shiten me çmime të larta pavarësisht se ka rënie në import.

Ministri i Financave, Hekuran Murati edhe në ditë pushimi për shkak të festës së Pashkëve, ka gjetur kohë që të kritikojë LDK-në.

Ai ka prezantuar çmimet tepër të ulëta të vajit dhe grurit nga importi, por nuk ka treguar se si qytetarët mund t’i blejnë këto produket, por edhe të tjera me çmime më të lira.

Çështja kryesore e tij, ku ministri Murati po fërkon duart për të dalë nga situata, është të kritikohet dërgimi i Ligjit për çmimet tavan në Gjykatën Kushtetuese.

Çmimi i furnizimit nga importi për vaj ushqimor ka rënë në 1.05 euro/litër. Çmimi i furnizimit nga importi për grurë ka rënë në 0.24 euro/kg. Ligjin për çmimet tavan, LDK e dërgoi në Gjykatë Kushtetuese. Prandaj qytetarët vazhdojnë të paguajnë më shtrenjtë se që do duhej për vaj, miell e bukë.” – ka shkruar ai të dielën në Facebook.

Ndërsa sipas tablesë së Agjencisë së Statistikave të Kosovës “çmimet mesatare ditore për artikujt bazik”, një litër vaj kushton 1 euro e 80 centë.

LDK: Dy vite qeverisje me ankesa

Për këto akuza, LDK reagoi menjëherë dhe u kundërpërgjigj Muratit duke i kërkuar atij dhe pushtetit që t’i ndalin ankesat.

Ish-ministrja e Financave aktualisht deputete e LDK-së, Hykmete Bajrami, i reagoi Murati duke i thënë se Ligji të cilin ai e përmend nuk adreson çështjen e inflacionit dhe as atë të manipulimeve me çmime.

Sot, Murati qenka anku se si LDK s’po e lejon me e shkelë Kushtetutën!” – ka shkruar ajo ndër të tjera.

Më tej, Bajrami i ka treguar Muratit edhe mekanzima të tjerë të cilët mund të mbrojnë konsumatorët nga çmimet e larta.

Ky vend e ka Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës, ka Inspektorat të Tregut dhe i ka krejt mekanizmat e nevojshëm për të marrë masa sa herë që dëshmohet se dikush po spekuplon me pozitën dominuese në treg apo po spekulon me çmime. Krejt çka i duhet kësaj Qeverise është që pas dy viteve pushim me fillu me punu, që këto mekanizma me i shti në funksion dhe me i implementu ligjet që janë në fuqi.” – ka thënë ajo.

Tutje, Bajrami ka kërkuar nga Qeveria që të bisedojë me bizneser për të kuptuar sa ka ndikuar rritja e tarifave të energjisë dhe të bëjë punën sipas mandatit që ka marrë.

Qeveria, gjithashtu duhet me dalë në teren e të bisedoj me biznese përtej oborrit të tyre, me pa si ka ndiku ngritja e çmimit të rrymës, me i pyet për politika të nevojshme fiskale, me i pyet për kostot e operimit të tyre dhe se si mund të ju ndihmohet atyre për ta përballuar këtë situatë për të ulë kostot dhe çmimet, shkurt Qeveria duhet me e kry punën sipas mandatit të dhënë. Mjaftë me ankesa!” – ka shkruar ajo në Facebook.

Veç dy inspektorë

Ndërkaq, është e pabesueshme por në Kosovës ekzistojnë vetëm dy inspektorë që merren me manipulimet me çmimet e produkteve esenciale.

Sipas të dhënave, numri i inspektorëve për manipulime me çmime të naftës është 6 inspektorë, ndërsa numri total i inspektorëve është 14 inspektorë.

Duke parë këtë gjendje që mund të duket si një ngërç, propozojmë që Qeveria të shtojë numrin e inspektorëve të tregut në mënyrë që të mos ketë manipulime me çmime deri në një vendim për Ligjin për çmimet tavan.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), norma vjetore e inflacionit e matur në muajin mars 2023 me muajin mars 2022 ishte 7.6%

Lajme të ngjashme