Analiza e medias malazeze: Hungaria mund ta pengojë reagimin e KFOR-it, nëse Serbia ia mësyen ushtarakisht veriut - NACIONALE

Analiza e medias malazeze: Hungaria mund ta pengojë reagimin e KFOR-it, nëse Serbia ia mësyen ushtarakisht veriut

1 javë më parë

nga NACIONALE

Mediumi malazez "AntenaM” në një shkrim të fundit, analizon situatën në Ballkanin Perëndimor.

Sipas analizës së këtij mediumi, programi i destabilizimit në Ballkanin Perëndimor, i kryer nga Rusia dhe Serbia, ka hyrë në një fazë të re.

Kosova, siç shkruhet në këtë artikull, është po ashtu në linjën e zjarrit.

“Vendosja e ushtrisë serbe përgjatë kufirit me Kosovën, është vërejtur nga intelegjenca e aleatëve të NATO-s, si dhe nga gazetarët e reporterët. E gjithë kjo, mund të jap indikacione se një plan për pushtimin e veriut të Kosovës veç se është përgatitur.” – shkruan aty.

Megjithatë, tutje sipas analizës, “është e mundur që Vuçiq llogarit se forcat e KFOR-it nuk do t’i rezistojnë këtij pushtimi, nëse është i limituar te territory në veriun e Kosovës, i populluar me komunitetin serb”.

“Shtetet pro-serbe në NATO dhe BE, si Hungaria, mund ta vonojnë implementimin e një përgjigje”.

Po ashtu, përmenden edhe zgjedhjet në ShBA:

“…jostabiliteti i mundshëm politik nëse Trump ose Biden refuzojnë t’i njohin rezultatet, mund ta dobësojë reagimin amerikan te ngjarjet e mundshme në Kosovë. Dhe një reagim më i dobët amerikan, mund të dërgojë te një tërheqje e KFOR-it nga Kosova, me qëllim mbrojtjen e pjesës tjetër të Kosovës, që është e banuar me shqiptarë”.

Lajme të ngjashme