Miratimi i dorëheqjeve të prokurorëve serbë, ambasada britanike: Kërkojmë integrimin e komuniteteve në sistemin e drejtësisë
Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka reaguar pasi ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka dekretuar largimin përfundimtar nga puna të disa prokurorëve serbë të cilët ishin larguar nga vendet e tyre të punës në vitin 2022.
Ambasada është shprehur e shqetësuar me këtë zhvillim.
Në reagimin e saj, ambasada britanike ka kërkuar integrimin e popullsisë shumëetnike të Kosovës në sistemin e drejtësisë.
“Ne mirëpritëm reagimin e hershëm të organeve përkatëse profesionale, të cilat njohën rëndësinë e ruajtjes së besimit në sistemin e drejtësisë nga të gjitha komunitetet në Kosovë dhe për këtë arsye janë të shqetësuar nga zhvillimet e kësaj jave. Ne kërkojmë integrimin e popullsisë shumëetnike të Kosovës në sistemin e drejtësisë për të mbështetur besimin e publikut në institucionet e sundimit të ligjit në Kosovë”, është thënë në reagim.