Një grua vdiq nga aksidenti në magjistralën Mitrovicë-Prishitnë, shoferi po ngiste veturën në anën e kundërt në gjendje të dehur - NACIONALE

Një grua vdiq nga aksidenti në magjistralën Mitrovicë-Prishitnë, shoferi po ngiste veturën në anën e kundërt në gjendje të dehur

2 javë më parë

nga NACIONALE

Në orët e mëngjesit të së enjtes, një aksident i rëndë ka ndodhur në magjistralën Mitrovicë – Prishtinë, ku si pasojë një grua ka humbur jetën, pasi shoferi i njërës veturë kishte qenë në gjendje të dehur dhe po e ngiste veturën në shiritin e kundërt.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se tashmë një person është ndaluar për shkak të veprës penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”.

Shoferi i dehur po e ngiste veturën në gjendje të dehur në shiritin e kundërt të rrugës, duke shkaktuar një aksident me një veturë tjetër, ku për pasojë një grua ka mbetur e vdekur.

Ndërsa edhe tre persona të tjerë, si dhe shoferi, kanë marrë lëndime serioze.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti për Krime të Rënda ka ndaluar një (1) person për shkak të veprës penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”.

I dyshuari mëngjesin e sotëm në fshatin Studime në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë, në gjendje të dehur ka vozitur veturën në shiritin e kundërt të rrugës duke shkaktuar një aksident me një veturë tjetër, ku për pasojë një grua ka mbetur e vdekur, ndërkaq shoferi dhe tre (3) pasagjerët kanë marrë lëndime serioze dhe po marrin tretman mjekësor ne QKUK.

Në vend ngjarje ka dalë prokurori kujdestar për Krime të Rënda i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, dhe me urdhër të prokurorisë trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Për personin e ndaluar, brenda afatit të paraparë ligjor, Prokuroria Themelore në Mitrovicë do të paraqes kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit”.

Lajme të ngjashme