Sekretari i MKRS-së, “kërcënon” MPB-në, s’di të shkruaj shqip - NACIONALE

Sekretari i MKRS-së, “kërcënon” MPB-në, s’di të shkruaj shqip

1 muaj më parë

nga Shkëlqim Beqiri

Ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xheladin Krasniqi, përmes një emaili ka “kërcënuar” homologen e tij nga Ministria e Punëve të Brendshme, znj. Fahrije Tërnava me masa të njëanshme, pasi MPB ka aprovuar kërkesën e Këshillit të Pavarur për Shërbimin Civil (KPSHC) për hapësira shtesë brenda ndërtesës ku është e vendosur MKRS.

Në emailin drejtuar Sekretares së MPB-së, znj. Tërnava, Ud. i Sekretarit të Përgjithshëm i MKRS-së, Krasniqi shkruan (teksti origjinal):

“ E nderuara, zonja Fahrije. Sot nga drejtoresha e DFSHP-se jam informuar per kerkesen e KPMSHC-se lidhur me leshuimin e hapsirave shtese nga MKRS. Ju informoj se jeni duke e vershtiresuar punen e MKRS-së me veprimet e njenshme duke mos na njoftuar fare me vepriet te tilla. Ju rikujtoj se MKRS ka shume institucione te cilat paguajn qera te majme sepse nmuk ka hapsira te mjaftueshme, dhe per momentin nuk mund te leshojnh asnje te till. Ju lutem mendoj se kjo eshte e tepert dh emos na detyroni per veprime te njeanshme institucionale”.

No description available.

Ajo që bie në sy në këtë shkresë ‘kërcënuese” drejtuar MPB-së, nuk është vetëm gjuha kërcënuese dhe tejkalimi autorizimeve, por veçanërisht mungesa e dijes në të shkruarit shqip. Në vetë gjashtë rreshta shkrim z. Krasniqi ka hiç më pas se 31 gabime drejtshkrimore, pa llogaritur këtu edhe strukturën e fjalisë dhe shenjat e pikëzimit.

Sjellja e U.d Sekretarit të MKRS-së bie ndesh me Rregulloren (QRK) - Nr. 4/2023 për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, pasi me këtë Rregullore Ministria E Punëve të Brendshme (MPB) është institucion kompetent për akomodimin e institucioneve qendrore.

Bazuar në shtojcën 5, paragrafi 5.2 të Rregullores (QRK) - Nr. 4/2023. MPB është përgjegjëse për: “Përgatitjen e politikave publike në fushën e akomodimit të institucioneve të nivelit qendror të Republikës së Kosovës”.

Andaj kërcënimi i z. Krasniqi për veprime të njëanshme institucionale nga ana e MKRS-së sa I përket akomodimit të KPMSHC-së, përbën shkelje të hapur të Rregullores së Qeverisë.

Ndryshe, Ushtruesi i Detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xheladin Krasniqi, është emëruar në këtë pozitë kundërligjshëm nga Ministri, Hajrulla Çeku, për çka së fundi deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë bërë kërkesë në Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës për monitorim të jashtëzakonshëm të këtij procesi, për të verifikuar ligjshmërinë e këtij emërimi.

Nacionale në vazhdimësi ka raportuar për shkeljet e Krasniqit që nga marrja e detyrës së U.d Sekretarit të Përgjithshëm të MKRS-së, të cilat konsistojnë në shkeljen e të drejtave të shërbyesve civilë të kësaj ministrie, ndëshkime të hakmarrëse dhe fyerje dhe kërcënime të nëpunësve.

Lajme të ngjashme