“Shqipëria, partneri kryesor tregtar ”: VV-ja sulmon opozitën e analistë, por pse u rritën shkëmbimet tregtare? - NACIONALE

“Shqipëria, partneri kryesor tregtar ”: VV-ja sulmon opozitën e analistë, por pse u rritën shkëmbimet tregtare?

1 muaj më parë

nga Shkëlqim Beqiri

Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar me sulmet ndaj partive opozitare në vend. Kësaj radhe partia në pushtet ka thënë se Shqipëria tash është partneri kryesor tregtar i Kosovës e Serbia ka pësuar rënie prej 50 për qind në tregun tonë. Nacionale më parë kishte treguar se pse janë rritur shkëmbimet tregtare me Shqipërinë.

Partia në pushtet – Vetëvendosje – ka paraqitur disa të dhënë duke thënë se “Shqipëria merr primatin karshi Serbisë si partnere tregtare e Republikës së Kosovës”.

VV-ja ka thënë se opozita e ekspertët e tyre të ekonomisë dhe analistët flsinin për rekordin e mallrave të Serbisë në Kosovës.

E për këtë VV-ja ka sulmuar opozitën e analistët duke thënë se ata dëshiron që brenda natës të rregullohen ato çka i kanë bë për 20 vjet.

E mbani mend opozitën, i mbani mend ekspertët e tyre të ekonomisë, po edhe ata nëpër studio televizive se si çdo natë flisnin për rekordin e mallrave të Serbisë në Kosovë. Ata donin që brenda natës të rregullohen ato çka i kanë bë për 20 vjet.” – thuhet në shkrimin e VV-së.

Më tej, VV-ja pretendon që me Qeverinë Kurti, Kosova po shkon drejt pavarësimit ekonomik.

Dhe ja ku jemi, për herë të parë dhe kaq shumë vjet pas luftës Serbia e ka humbur tregun për 50% në Kosovë, ndërkohë që e para është Shqipëria e pas saj Maqedonia e Veriut. Qeveria Kurti, me politika të drejta e hapa të sigurt drejt pavarësimit ekonomik.” – ka shkruar VV-ja.

Pse janë rrit shkëmbimet tregtare me Shqipërinë?

Ky është një shkrimi që Nacionale e publikoi para disa jave dhe që shpejgon arsyet e rritjes së importeve nga Shqipëria.

Shkëmbimet tregtare mes Kosovës dhe Shqipërisë kanë shënuar rritje të ndjeshme në krahasim me vitet e kaluara.

Për gati 71 milionë euro është rritur vlera e produkteve nga Shqipëria të importuara në Kosovë.

Nga 255.3 milionë që ishte në vitin 2022, në vitin 2023 vlera e importeve u rrit në 326 milionë euro.

Po ashtu, edhe eksportet nga Kosova për në Shqipëri patën rritje të ndjeshme.

Sa e çka importuam nga Shqipëria?

Gjatë viti 2022, Kosova kishte importuar nga Shqipëria mallra me vlerë 255.3 milionë euro, ndërkaq në vitin 2023 kjo vlerë u rrit për gati 71 milionë euro apo në total prej 326.2 milionë euro.

Ndërsa sa i përket eksportit nga Kosova në Shqipëri në vitin 2022 vlera e eksporteve ishte 100.7 milionë euro, ndërsa në vitin 2023 vlera e eksporteve ishte 112.8 milionë euro.

Sipas një publikimit të Institutit GAP, shufrat e çelikut ishin produktet më të importuara nga Shqipëria në Kosovë gjatë vitit 2023 me vlerë prej 119.36 milionë euro.

Çimento, energjia elektrike, bitum nafte e fasada janë produktete e tjera më të importuara.

Ndërkaq sa i përket eksporteve, birra ishte produkti më i eksportuar nga Kosova në Shqipëri me vlerë prej 12.26 milionë euro.

Pijet freskuese, mbetjet ferrike, mbetjet alumini dhe produktete e tjera çeliku, përbëjnë pjesën tjetër të eksporteve.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës kishte vendosur masë të sigurisë ndaj produkteve nga Serbia pas kidnapimit të tre policëve kosovarë në vijën kufitare me Serbinë.

Si shkak i kësaj, vlera e importeve nga Serbia kishte shënuar rënie dhe duket që ka ndikuar edhe në rritjen e importeve nga Shqipëria dhe vendeve të tjera.

Lajme të ngjashme