“Personi më i dytë”: Nagavci na e nxjerr gazin në kulmin e dramës, “shpik” veçori të re gramatikore të numërorit
Ish-ministrja e Arsimit, tani shefe e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Arbërie Nagavci, ose ishte shumë e emocionuar në një konferencë për shtyp të mërkurën mbrëma, ose nuk është e vetëdijshme se numërori rreshtor, “i dyti”, nuk mund të vihet në shkallën krahasore, si mbiemrat.
Kur një gazetar e pyeti ish-ministren se a do ta dërgonte Lëvizja Vetëvendosje dekretin në Gjykatën Kushtetuese, nëse presidentja Vjosa Osmani e shpërndan Kuvendin, Nagavci tha: “Ne flasim me radhë. Pra, rendi i gjërave është që ne propozojmë kandidatë. Tashmë kemi bërë një propozim të Lëvizjes Vetëvendosje, personin MË TË DYTË të votuar ndonjëherë, me mbështetje të madhe qytetare, personin i cili ka qenë garantuesi i unitetit në legjislaturën dhe personi për të cilin ne, jo një herë, por shumë herë, kemi dëgjuar deklarata publike të deputetëve të kaluar e që aktualisht janë deputetë, që nëse do të ishte zoti Konjufca kandidat për kryetar të Kuvendit, do ta votonin.”
Numërori rreshtor “i dyti / e dyta” nuk mund të vihet në shkallën krahasore të sipërisë, sepse vetëm një frymor apo jofrymor mund të jetë i dyti në një radhë. Rrjedhimisht, përdorimi i këtij numërori në shkallën krahasore të sipërisë nuk ka kuptim logjik dhe, për më tepër, është edhe gramatikisht i gabuar.
Kur ka qenë ministre e Arsimit, Nagavcit i janë gjetur gabime drejtshkrimore në shkrimet që i publikonte në rrjete sociale. Për to kishte raportuar gazeta “Nacionale”.
Shikojeni videon nga minuta 27:00: