Ministrja Nagavci e sakaton gjuhën shqipe me “ë” të pavend, kohë foljore të gabuar e fjalë të huaja - NACIONALE

Ministrja Nagavci e sakaton gjuhën shqipe me “ë” të pavend, kohë foljore të gabuar e fjalë të huaja

1 vit më parë

nga Nasuf Abdyli

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës, Arbërie Nagavci, ka bërë një gabim elementar drejtshkrimor në një shkrim të publikuar në “Facebook”.

Ajo shkroi: “Kisha kënaqësinë të marrë pjesë në organizimin e edicionit të parë të Shkollës Ndërkombëtare Verore të Universitetit të Prizrenit.”

Ministrja e shkroi gabimisht foljen “marr”. Në vetën e parë, kjo folje shkruhet pa “ë”.

Gjithashtu, ajo e përdori gabimisht kohën e pakryer – përmes foljes “kisha” – për një veprim të përfunduar në të kaluarën. Në këtë rast, duhet të përdoret koha e kryer e thjeshtë, më saktësisht folja “pata”.

Përpos këtyre gabimeve, ministrja përdori pa nevojë disa fjalë të huaja: “afirmon” (pohon, përkrah), “aset” (pasuri) dhe “regjion” (rajon).

Lajme të ngjashme