‘Të korruptuar ju shkruan në ballë, palaço’: Fjalimi i Albulena Haxhiut që opozita e la si kurrgjë
Që jeni të korruptuar “iu ka shkru në ballë’. Jeni palaço. Jeni pa kauzë. Me këto tri fjali përmblidhet fjalimi i plotë i ministres Albulena Haxhiu sot në Kuvendin e Kosovës, që të plotë e sjellim më poshtë.
Haxhiu për korrupsionin: Juve ju ka shkru në ballë që jeni të korruptuar
“Është hera e parë që Kuvendi diskuton për raporte të tilla, që janë raporte që bëhen për çdo vit dhe evidentohet gjendja për një vend, në këtë rast në Kosovë.
Përtej raporteve unë besoj që, askush nuk mund të theksojë që nuk ka një përkushtim maksimal të Qeverisë së Republikës së Kkosovës për të lutuar krimin dhe korrupsio”, tha ajo.
Haxhiu godet drejtësinë
Një goditje për sistemin e drejtësisë, ministrja e pati lidhur me një rast specifik, si më poshtë.
“Po ashtu besoj se pajtohemi që Kosova ka probleme me krimin dhe korrupsionin për faktin se nuk mjafton vetëm puna e Qeverisë por duhet edhe puna e drejtësisë.
Kur jemi këtu, ju kemi njoftuar se janë mbi 200 lëndë që Qeveria Kurti i ka adresuar në prokurori, për asnjërën prej këtyre rasteve, të paktën për aq sa jam në dijeni, nuk ka aktakuzë ndaj personave që ne i kemi kallëzuar.
Madje rasti flagrant ka qenë kur në Qeverinë Hoti, ish - ministri i drejtësisë me drejtuesin e burgjeve, pronen e shtetit ia jep një personi fizik. Ne këtë e kemi ndaluar, hotel Vicianumin, por prokuroria e ka hedhur poshtë sepse ka thënë e keni ndalë dëmin ani pse hoteli është rrënuar. Ne e kemi fituar procesin në gjykatë por prokuroria nuk ka ngritur aktakuzë ndaj personave përgjegjës.
Në vend se të ngriste aktakuza, ne kemi amnisti ndaj personave që kanë keqpërdorur detyrën.
Tash kur njerëzve në ballë ju ka shkru qeveri e korruptuar, japin këshilla për korrupsion, s’di ka me thanë këtu”, tha ajo.
Haxhiu: Në Qeverinë Kurti nuk ka ministra të korruptuar
Haxhiu, mori përsipër që të flasë me bindje se në Qeverinë Kurti nuk ka ministra të korruptuar.
“Nuk ka pasë njeri në Kosovë që nuk ka thënë se qeveritë e kaluara kanë qenë të korruptuara – në ballë iu ka shkru.
Cka me iu thanë përvec se është fatkeqësi për neve që kemi opozitë pa kauzë, opozitë pa plan, fatkeqësisht për neve, është fatkeqësi për neve me pasë një opozitë pa plan pa strategji, edhe cka t’ju del rrugës ju e bëni kauzë.
Ju kështu jeni, për neve është fatkeqësi, se na kishim pasë qejf me pazë opozitë tjetër, jo kështu si palaço.
Është tepër e rëndësishme, me e theksu një gjë, është shumë e rëndësishme, në qeverinë Kurti nuk ka ministra të korruptumë përveç që e dini shumë mirë që kryeministri Kurti është i pakorruptuar derisa në të kaluarën nuk ka kryeministër a ministër e president që nuk kemi pasë dyshime që nuk kanë qenë të korruptuar.
Nuk ka më ministra që kërkojnë 10 % e 30 në tendere. Nuk ka më kështu sepse nuk ka më ministra të tillë.
Nuk ka më ministra që bëhen milionera vetëm duke qenë në pozitën e ministrit.
Ka ministra që jetojnë prej pagës së tyre prej ministri.
Pra, në Kosovë derisa ka ardhë në Qeveri Vetëvendosja është mendu se secila qeveri ka me vjedhë.
Qashtu është kriju përshtypja sepse dy dekada pas luftës, me pasë vazhdimisht qeveri të korruptume, ashtu të krijohet bidnja.
Por ja që në Kosovë mundet me pasë qeveri që i shërben vetëm shtetit dhe qytetarëve”, tha ajo.
Haxhiu: Kur të doni shkojmë në zgjedhje
Shkojmë – kur të doni në zgjedhje – i tha Haxhiu opozitës, por vetëm në mënyrën se qysh ka deklaruar kryeministri Kurti.
“Po flasim edhe për zgjedhjet, kur të doni shkojmë në zgjedhje, shpërndajeni Kuvendin sepse janë disa mënyra se si shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Shpërndarja e Kuvendit, dorëheqja e ministrit dhe rrëzimi i Qeverisë. Rrëzimi nuk mund të bëhet, dorëheqja nuk mund të ndodhë sepse po vepron në përputhje me interest e qytetarëve, ka mbetë e treta shpërndajeni Kuvendin, por mandej aty sërish do të dëshpëroheni edhe më shumë se sa që jeni dëshpëruar më 2021”, tha ajo.
Haxhiu për dhunën në familje, porosi opozitës që të punojnë në komuna
Qe qysh u shpreh ministrja Haxhiu lidhur me dhunën në familje.
“Sa i përket dhunës në familje ose dhunës ndaj grave, që nga viti 2021 si asnjëherë më parë, qeveria e ka bërë prioritet adresimin e dhunës në familje dhe me bazë gjinore. Po ende kemi problem në këtë drejtim, për shkak të patriarkalitetit.
Kemi pasë fushata vetëdijësuese për të inkurajuar vajzat apo gratë për të raportuar dhunën në familje.
Në raport me këtë, nuk ka raport që nuk evidentohen arritjet e ministrisë së drejtësisë ose qeverisë në raport me politikat që ka adresuar.
Gjithashtu, para më shumë se një jave, iu kam shkruar letra 38 kryetarëve të komunave sepse nuk është përgjegjësi vetëm e qeverisë që të angazhohet në adresimin e dhunës.
Këtu ka parti politike opozitare, PDK, LDK dhe AAK, ju udhëhiqni komunat, ju kisha lutë edhe sot komunikoni me kryetarët e komunave, nga strategjia kundër dhunës në familje.
Kur flisni për dhunën, shihni se cilat komuna i udhëhiqni, qëndroni në komunikim me kryetarët e komunuave për të parë se ku janë.
Haxhiu, akuzon opozitën se u bënë milionerë kur ishin në Qeveri.
Në të kundërtën thotë Haxhiu, ‘iu kemi njoftuar para luftës dhe gjatë luftës’.
“Nëse përnjëmend mendoni që duhet me u luftu korrupsioni, pse e dërguat ligjin për Byronë në Gjykatën Kushtetuese? Sepse ligji kur e sheh që një zyrtar ka pasuri në shpërputhje me të ardhurat, e thirrë.
E dimë, ju kemi njoftë edhe para luftës, iu kemi njoftë edhe gjatë luftës, e ju njohim edhe tash. Milionera nuk keni qenë, milionera jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri”, tha ajo./Nacionale/