Pakoja 150 milionëshe e Qeverisë, LDK e PDK: Kurti po vepron në panik, pa plan e me nervozë - NACIONALE

Pakoja 150 milionëshe e Qeverisë, LDK e PDK: Kurti po vepron në panik, pa plan e me nervozë

1 vit më parë

nga Arta Avdiu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka prezantuar pakon e re financiare prej 150 milionë euro, e cila sipas shefit të ekzekutivimit është dizajnuar për t’i ndihmuar qytetarët në krizën e inflacionit. Në një konferencë për media, ai njoftoi se do t’u dalë në ndihmë disa kategorive shoqërore me nga 50 dhe 100 euro, dhe me subvencione për energjinë elektrike dhe sektorin privat.

Pako e re financiare e Qëverisë vjen në kohën kur po vazhdon greva e sindikatave të puntorëve.

Nga Lidhja Demokratike e Partia Demokratike e Kosovës, vlerësojnë se pako e re financiare nuk zgjidh problemet e qytetarëve të shkaktuara nga kriza e inflacionit të lartë më të cilin po përballet vendi, por ka qellim blerjen e paqës sociale.

Pako që nuk ndihmon

Deputetja e LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Hykmete Bajrami në një përgjigje për gazetën Nacionale ka thënë se pako e re financiare e Qeverisë nuk i tejkalon problemet e qytetarëve të Kosovës.

Ndarja e 50 eurove dhe 100 eurove për kategori të caktuar shoqërore nuk i tejkalon problemet e qytetarëve që po iu rëndohet jeta me greva, me reduktime të energjisë elektrike dhe me rritje të çmimeve të të gjitha produkteve. Qeveria duhet të procedojë sa më shpejtë Ligjin e Pagave në Parlament, të nisë dialogun social me sindikatat për të zbutur sadopak situatën e rënduar ekonomike”, ka thënë Bajrami.

Ish-ministrja Bajrami, theksoi se Kurti në vend të gjej zgjidhje, kryeministri po ofendon qytetarët.

Qeveria e ‘shpresës’ është e obliguar, është mandatuar nga 51 për qind e qytetarëve që të bëjë zgjidhje e jo të bëjë akuza në drejtim të sindikatave, opozitës, mediave dhe gjithë atyre që mendojnë ndryshe prej Ekzekutivit. Përveç se ua ndali pagat grevistëve, tash z. Kurti ka nisur të fyejë popullin por edhe votuesit e tij.", shtoi zonja Bajrami.

Me tutje, ajo ka kritikuar sulmin verbal e ideologut të Vetëvendojes, Elvis Hoxhës ndaj kryetarit të SBAShK-ut.

Qeveria e ‘shpresës’ është duke vepruar në panik, me nervozë dhe pa plan. I vetmi plan i Qeverisë deri tash që po shihet në publik është konfrontimi, denigrimi i kundërshtarëve dhe cilësimi i tyre si proserb.”, u shpreh ajo.

Ish-ministrja vlerësoi se shefi i ekzekutivit duhet të përgjigjet nëse ka ndonjë plan për të tejkaluar krizen e grevave, apo dëshiron ta fundos Kosovën.

“Qeveri e frikësimit dhe hakmarrjës”

Ish-ministri i Ekonomisë, Blerand Stavileci, nga radhët e PDK-së, në një përgjigje për gazetën Nacionale tha se Kurti me pakon e re financiare po tenton të blejë paqen sociale.

Duke mos ditur ta krijojë edhe një politikë të vetme zhvillimore, ka gjetur një rrugë të plogësht dhe të pamjaftue”shme që ta blejë paqen sociale dhe elektorale me nga 50 e 100 euro, me të cilat as minimalisht nuk mbulohen vështirësitë dhe rëndimet financiare që sot i ka secila familje, secili punëtor dhe secila firmë e vendit tone”, tha ai.

Me tej ai tha se Qeveria nuk di të zgjidhë asnjë problem të qytetarëve, di vetëm t’i frikësojë dhe kërcënojë ata.

Fatkeqësisht Kosova sot, edhe më shumë se nga pandemia, kriza energjetike dhe ekonomike e inflacioni, po vuan nga paaftësia e një Qeverie, e cila s'di ta zgjidhë asnjë hall të qytetarëve, por di shumë mirë t'i frikësojë e t'u hakmerret, Kjo Qeveri debakli ekonomik dhe social, është e fundit në botë për nga veprimi e reagimi dhe e para në botë për nga irritimi e frikësimi”, komentoi Stavileci.

Kryeministrit Kurti deri sa ka shpalosur pakon e re ekonomike, me një gjuhë të ashpër i ka sulmuar grevistët, duke i akuzuar se po synojnë rrënimin e shtetit.

Në një Kosovë ku testet e PISA-s po naj nxjerrin 3/4 e fëmijve si analfabetë funksionalë, ta shantazhosh, ta kërcënosh qeverinë, me rrënim të shtetit se shkolla është shteti, është papërgjegjësi absolute. Ne nuk shantazhohemi.”, tha Kurti.

Por, ju po e shihni çka po ndodh, veç kërkesë për pare, për ta bankrotuar shtetin, për ta shkatërruar shtetin. Është papërgjegjësi totale.”, vazhdoi Kurti.

Kujtojmë që gjatë ditës, SBAShK-u ka deklaruar se përkundër nismës së Kurtit, ata do të vazhdojnë grevën.

Lajme të ngjashme