Shpërthen Kurti: SBASHK-u e komunat i kanë shpallur luftë shtetit, nuk shantazhohemi - NACIONALE

Shpërthen Kurti: SBASHK-u e komunat i kanë shpallur luftë shtetit, nuk shantazhohemi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Albin Kurti, kryeminsitër i Kosovës, ka përshkallëzuar gjuhën kundrejt sindikatave të cilët ka disa ditë që po mbajnë greva. Nga objekti i Qeverisë, shefi i ezkekutivit i ka quajtur delirante kërkesat e grevistëve, duke i akuzuar se po dëshirojnë shkatërrimin e shtetit. “Është papërgjegjësi absolute”, ishte togfjalëshi që Kurti përdori për të sulmuar grevistët, kërkesat e të cilëve i cilësoi si absurde, irracionale, e delirante.

Në prani të ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili aprovonte me lëvizje koke deklaratat e ashpra të shefit të tij, Kurti tha se është papërgjegjësi totale kërkesa për rritje rroge.

Madje, mënyrën se si po organizohen grevat, e kundërshtimi i komunave, Kurti e ka vlerësuar se është shpallje lufte ndaj shtetit.

Shpërthen Kurti

Kryeministrit Kurti me një gjuhë të ashpër, ka sulmuar grevistët, duke i bërë fjatorë për rezultatet e këqija në testin PISA. Madje, grevat i ka quajtur si tendencë për rrënim të shtetit.

Në një Kosovë ku testet e PISA-s po naj nxjerrin 3/4 e fëmijve si analfabetë funksionalë, ta shantazhosh, ta kërcënosh qeverinë, me rrënim të shtetit se shkolla është shteti, është papërgjegjësi absolute. Ne nuk shantazhohemi.”, tha fillimisht Kurti.

Tutje, ai ka thënë se kërkesa për shtesa në pagë, është papërgjegjësi totae.

Por, ju po e shihni çka po ndodh, veç kërkesë për pare, për ta bankrotuar shtetin, për ta shkatërruar shtetin. Është papërgjegjësi totale.”, vazhdoi Kurti..

Shefi i Qeverisë dha një arsyetim të zbehtë se pse nuk takohet me Rrahman Jasharajn, kreun e SBASHK-ut.

Ne jemi me mësimdhënësit. Mësimdhënësit duhet të jenë me nxënësit. Ne kemi bërë shumë luftë për shkollë, që ta bojkotojmë me greva. Duhet të fillojë mësimi një orë e më parë. Ju bëj thirrje të gjithë mësimdhënësve të hënën të jenë në mësim. Jemi me mësimdhënësit, e mësimdhënësi për nxënësit. Unë kam takuar disa herë kreun e BSPK-së, z.Atdhe Hykollin. Ndërsa ministrat e mi kanë takuar degët sindikale të BSPK-së. Nëse duam shtet duhet të ketë rregullsi. Unë s’dua të kapërcej kreun e BSPK-së e të takojë liderë të degëve sindikale, sepse ashtu ska rregullsi.”, foli Kurti në konferencë.

Kurti tha se ai nuk shantazhohet, duke i vlerësuar kërkesat e SBASHK-ut si absurde e irracionale.

Ka ndodhur ashtu në të kaluarën, kur liderë të degëve sindikale kanë krijuar lidhje direkte me politikan, president e ministra dhe e kanë prishur rregullsinë. Unë jam social-demokrat dhe organizimi sindikal është për të drejtat e punëtorëve. Por kërkesat absurde irracionale, që janë më shumë dëshira arbitrare nuk mund të ecin përpara.”, theksoi tutje Kurti.

Madje Kurti tha se sistemi arsimor në Kosovë nxjerr kuadro jo të mira, duke shtuar se njerëzit ose bëhen për asistencë sociae ose punëtorë krahu në Gjermani.

Të krijosh ditë pa punë për mësimdhënësit dhe ditë pa mësim për fëmijët është përgjegjësi tejet e madhe. Nuk është veç politike e shoqërore, është historike, sepse pikërisht duke nxjerrë analfabetë funksional e duke menduar veç për paga po përfundojnë njerëzit veç për asistencë sociale. Kjo reflektohet automatikisht në zhvillim ekonomik mandej. Kur ti nuk nxjerr kuadro të mira arsimore, atëherë prodhon ose njerëz për asistencë ose punëtorë krahu në Gjermani. Ne duhet ta rregullojmë sistemin arsimor”, ka thënë Kurti.

Gjatë përgjigjeve të tij, Kurti goditi edhe komunat e Kosovës, të cilat kanë kundërshtuar ndaljen e pagave për grevistët.

Është papërgjegjësi totale, për ta bojkotuar shtetin për ta shkatërruar shtetin. Ju bëj thirrje mësuesve të japin mësim. Ju bëj thirrje edhe komunave të Kosovës, ta lënë me një anë bojkotin ndaj Qeverisë e Ministrisë së Financave. Kjo që po bëjnë komunat është me i shpallë luftë shtetit. E përkundër kësaj ne jemi racional. Në njërën anë e kemi situatën kur instrumentalizohen sindikatat, e në anën tjetër kemi sjellje anti-shtetërore nga komunat. Shteti nuk ndërtohen me shantazhe.”, përfundoi Kurti.

Në fund, Kurti tha se nga greva nuk përfiton askush.

I pyetur për sulmet e Elvis Hoxhës, aktivist i njohur i VV-së, Kurt tha se nuk mund të komentojë komentet e njerëzve, dhe se në objektin e Qeverisë nuk është në cilësinë e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Lajme të ngjashme