Kurti për grevën: Nuk shantazhohemi, kërkesat e sindikatave nuk janë racionale
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka komentuar sërish grevën e Sindikatave të Bashkuara të Kosovës. Kurti ka thënë se kërkesat e tyre nuk janë racionale, por delirante.
“Unë nuk besojë që mund të kemi shtet demokratik pa sindikata te fuqishme. Por imazhi, serioziteti i tyre të gjitha bijë në vend të kërkesave delerante në vend të kërkesave racionale”, thotë Kurti duke mos treguar se si pritet t’i ofrohet zgjidhje kërkesave të sindikatave për 100 euro shtesë deti në miratimin e Ligjit të Pagave.
Kurti tutje është shprehur grevat e sindikatave kanë qenë të ngutshme.
“Si kryeministër i vendit unë e takojë kryetarin e BSPK-së. Unë e kam për detyrë që ta takojë kryetarin e BSPK-së. Greva është instrument legjitim sindikal. Por është hapi i fundit jo i pari. Kanë ndërmarrë ne fillim një akt ekstrem nga pikëpamja sindikale”, thotë Kurti duke thënë se Qeveria nuk mund të shantazhihet përmes grevave.
“Në një Kosovë kur testet PISA na i nxjerrin nxënësit si analfabet, e ta shantazhosh qeverinë është e papranueshme. Ne nuk shantazhohemi. Nuk ndërtohet shteti me shantazhe", u shpreh Kurti.