Kurti s’e komenton Hoxhën për deklaratën e Jasharajt: S’jam këtu në cilësinë e kryetarit të VV-së - NACIONALE

Kurti s’e komenton Hoxhën për deklaratën e Jasharajt: S’jam këtu në cilësinë e kryetarit të VV-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar të deklarohet lidhur me atë se çka Elvis Hoxha i VV-së tha për Rrahman Jasharajn.

Kurti s’foli me arsyetimin se s’është në konferencë si kryetar i VV-së, por si kryeministër i Kosovës.

“Nuk është e përshtatshme unë të flas nga këtu kush çka thotë e komenton, s’mund t’ua bëj analizën analistëve, s’mund t’ua bëjë komentet komentuesve, më vjen keq” – është shprehur Kurti.

“S’jam këtu në cilësinë e kryetarit të VV-së, por në cilësinë e kryeministrit të Kosovës” – shtoi Kurti.

Hoxha dje tha se Rrahman Jasharaj ka qenë pjesë e partisë së Millosheviqit, por pastaj kërkoi falje.

Ndërsa Jasharaj në një intervistë për Nacionale tha se po përgatit kallëzim penal për Hoxhën.

Lajme të ngjashme