Hamza thërret për pjesëmarrje në protestën e 1 tetorit në Prishtinë
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën që do të mbahet më 1 tetor në Prishtinë, e organizuar nga platforma “Liria ka Emër”.
“Liria ka Emër” ka njoftuar se në protestë pritet të marrin pjesë studentë, profesorë, veteranë e qytetarë të shumtë që janë shprehur kundër padrejtësisve ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Hamza e ka shpërndarë thirrjen për protestë, duke ftuar qytetarët që t’i bashkohen tubimit.
“1 TETOR | 16:00 | SHESHI “SKËNDERBEU”, PRISHTINË “Bashkohu edhe ti! Le të bashkohemi kundër padrejtësisë”, thuhet në thirrjen për protestë.