Kurti thotë se nuk e ka ndërmend ta takojë Rrahman Jasharajn - NACIONALE

Kurti thotë se nuk e ka ndërmend ta takojë Rrahman Jasharajn

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media ka folur për grevën e mësimdhënëseve, të cilën e ka organizuar SBASHK-u.

Kurti ka thënë se nuk mund të takohet me kreun e SBASHK-ut Rrahman Jasharajn pasi që sipas tij është rregull që të takohet me kreun e BSKPK-së, Athde Hykollin.

Kreu i Qeverisë gjithashtu ka thënë se liderë të degëve sindikale në të kaluarën kishin krijuar lidhje direkte me politikanë, president, kryeministra e ministra.

I pyetur se a do të ulet me sindikalistët, Kurti ka thënë se është takuar disa herë me Atdhe Hykollin e BSPK-së, derisa ka thënë se kërkesat absurde dhe irracionale nuk kalojnë.

“Ne jemi me mësimdhënësit. Mësimdhënësit duhet të jenë me nxënësit. Ne kemi bërë shumë luftë për shkollë, që ta bojkotojmë me greva. Duhet të fillojë mësimi një orë e më parë. Ju bëj thirrje të gjithë mësimdhënësve të hënën të jenë në mësim. Jemi me mësimdhënësit, e mësimdhënësi për nxënësit. Unë kam takuar disa herë kreun e BSPK-së, z.Atdhe Hykollin. Ndërsa ministrat e mi kanë takuar degët sindikale të BSPK-së. Nëse duam shtet duhet të ketë rregullsi. Unë s’dua të kapërcej kreun e BSPK-së e të takojë liderë të degëve sindikale, sepse ashtu ska rregullsi.

Lajme të ngjashme